LAJMI I FUNDIT:

OAK: PayPal të përfshijë edhe Kosovën

OAK: PayPal të përfshijë edhe Kosovën

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë kryeministrit të Kosovës për të angazhuar që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektronike të pagesave, në mënyrë që të njëjtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, Cyber Source, Amazon etj;

OAK tash e sa kohë është duke kërkuar nga Institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, e që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit.

“OAK ka pranuar disa shqetësime nga bizneset të cilat eksportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes ecommerce, e të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal. Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial të tyre.


OAK konsideron që trajtimi me prioritet i kësaj çështje do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare.

Kjo kërkesë po ripërsëritet me rastin e takimit të kryeministrit Kurti në Davos me bizneset, gjatë vizitës zyrtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/