Dëshira e fëmijëve të Idrizovës për të mësuar shqip edhe nga klasa e gjashtë e deri në atë nëntë ndërpritet në hyrje të shkollës fillore “Njegosh” të komunë Gazi Babë të Shkupit. Në këtë të fundit paralele të tilla nuk ekzistojnë, andaj protesta shihet si mundësia e fundit për të zgjidhur këtë problematikë. Në protestë dolën edhe fëmijët e tjerë shqiptarë të ciklit fillor për t’i dhënë mbështetje 13 fëmijëve të klasës së gjashtë që tashmë tre javë janë pa mësim.
“Unë jam klasa e gjashtë, kemi humbur shumë prej mësimit. Gjatë ditës mësoj nga librat e klasës së pestë që mos të harroj shkrimin e leximin”.
“Unë dua që të hapet paralelja që të mësoj shqip. E kam afër këtu shkollën dhe shpresoj të hapët”.
Prindërit përsëritën se asnjëherë nuk do të tërhiqen nga kërkesa për mësim shqip edhe për ciklin e lart fillor. Ata kujtojnë institucionet se nuk do të lejojnë të bëhet lojë me fatin e fëmijëve të tyre.
“Nxënësit e tonë e kanë vendin në këtë vend, në shkollën Njegosh. Nëse nuk ka vend, ja ku është oborri, ka vend të ndërtohet në oborr, e njëjta shkollë. A nëse nuk dëshirojnë me na pa si shqiptar ajo është tjetër gjë. Fillimisht apeloj ministrin, ndoshta ka aq ingerenca ndaj drejtorit të shkollës që të mund ta vazhdojnë shkollën këtu”.
“Apelojmë ministrin, kryetari I komunës nëse kanë mundësi të vijnë vet dhe të shohin sa klasa janë e si janë. Kjo është humbje shumë, gjynah për fëmijët që humbin prej tyre presim, ardhmëria jonë është te fëmijët tanë”.
Përveç protestave pranë shkollës fillore “Njegosh”, prindërit paralajmëruan protesta më të ashpra edhe në Shkup.
“Nëse është nevoja do të dalim edhe në Shkup, mi blloku rrugët se përse nuk na gjejnë rrugëdalje. Ku me dërgu këtë fëmijë në Shkup, shiko sa të vegjël janë, Ai nuk di në shtëpi mu kthy e jo më me dërgu në Shkup me mësu”.
Nga Ministria e Arsimit bën të ditur se pas takimit me kreun e Gazi Babës, Boban Stefkovski kërkuan që nxënësit e Idrizovës nuk duhet të humbin asnjë ditë nga mësimi dhe të gjendet zgjidhje e përkohshme deri në ndërtimin e shkollës së re në Idrizovë. Nga Komuna e Gazi Babës përsëritën se paralelja shqipe për klasë të gjashtë nuk mund të hapet për shkak se shkolla në fjalë nuk ka hapësirë të mjaftueshme për paralele shtesë. Komuna në fjalë, zgjidhjen e problemit e sheh në ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë dhe përkohësisht organizimin e transportit falas për në shkollën fillore të fshatit “Ognjancë” të komunës Petrovec. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit