Drejtoria e Arsimit të Deçanit ka njoftuar se komuna e tyre ka marrë pjesë në Garën e Rubotikës, “Kosova Makers League”, me ekipet e nxënësve “RoboGenius” dhe “Eksploruesit e vegjël”, ku kanë arritur të jenë në top 100 ekipet më të suksesëshme.

Ata kanë bërë të ditur se në garat e Rubotikës janë përfaqësuar nga nxënësit, Blin Avdiu, Blina Jasiqi, Esma Hasanaj dhe Mentor Tafilaj dhe mentore Albulena Mataj që kanë përbërë ekipin “RoboGenius”, ndërsa me mentore Cyme Mataj dhe me nxënësit Rajana Gjocaj, Diar Gjocaj, Khalid Sinanaj dhe Dea Selmonaj nga ekipi tjetër “Eksploruesit e vegjël”, transmeton Telegraffi.


nxenesit e deqanit Nxënësit e shkollave “Drita” dhe “Dëshmorët e Baballoqit” së bashku me mentorët e tyre

Në lidhje me këtë Drejtoria e Arsimit nëpërmjet një postimi në Facebook ka përgëzuar nxënësit e këtyre shkollave për suksesin, duke theksuar se këto ekipe kanë arritur të grumbullojnë maksimumin e pikëve.

gara

Në njoftim thuhet se ekipi “RoboGenius”  dhe “Eksploruesit e vegjël”, janë dy ekipet në top 100 ekipet me pikët maksimale nga 439 ekipe gjithsej.

nxenesit

Komuna e Deçanit u përfaqësua nga dy ekipet e shkollave “Drita” dhe “Dëshmorët e Baballoqit” në garat republikane të robotikës./Telegrafi/