LAJMI I FUNDIT:

Nxënës me nota të dobëta por me pikët maksimale në testet kombëtare, shkak kopjimi

Nxënës me nota të dobëta por me pikët maksimale në testet kombëtare, shkak kopjimi

Nxënësit e Kosovës kanë arritur rezultate të mira në testet kombëtare, mirëpo në testet ndërkombëtare, siç është PISA rezultatet e nxënësve janë shumë më të ulëta se mesatarja e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZhE) dhe më të ulëtat në rajon.

Kjo është njëra nga çështjet e gjetura ngaZyra Kombëtare e Auditorit, e cila ka gjetur edhe shumë mangësi sa i përket sistemit arsimor dhe testeve kombëtare. Disa nxënës me notën 2 arritën të marrin deri në 84 nga 100 pikë dhe nuk ka asnjë dëshmi nëse Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë ndërmarrë ndonjë hap që t’i analizojnë këto dallime, të cilat tregojnë se qëllimi i testit të arritshmërisë nuk është arritur dhe si rezultat mund të demotivojë dhe të nxis një kulturë jo ë mirë mes nxënësve, thuhet në raportin e auditorit.

Sipas raportit, rezultati i përgjithshëm i kalimit në testit të arritshmërisë në nivel kombëtar në vitin 2015 ishte 62.6 dhe 58.1% në 2018. Kurse nga pjesëmarrja për vlerësim në PISA në vitin 2015 dhe 2018, në të dy rastet Kosova kishte renditje të ulët në rezultatet; e treta nga fundi në vitin 2015 dhe e pesta nga fundi në vitin 2018.


“Pra nuk ka shënuar ndonjë progres në vlerësimin e vitit 2018. Madje ka regres në disa zona. PISA mat rezultatet në 6 nivele ku nivelet 1-2 tregojnë performancë të ulët, 3-4 performancë mesatare dhe 5-6 performancë të lartë. Sipas raportit, 66% e nxënësve kosovarë kishin rezultate nën nivelin e 2-të. Ndërsa vetëm 0.1% e nxënësve ishin në nivelet 5-6 (mbi mesataren)”, thuhet në raport.

Me raportin nuk po pajtohen në Ministria e Arsimit. Kurse, njohësi i arsimit thotë se këtu ka të bëjmë me plagjiaturë ku e cilëson si fenomen të shprehur në institucionet arsimore.

Fexhrije Thaqi, udhëheqja e Auditimit ka treguar për KosovaPress, që gjatë gjetjeve nga Zyra Kombëtare e Auditmit, nxënës me notën mesatare dy kanë marrë pikë maksimale në testin e arritshmërisë. Ajo tha që problemi qëndron te metoda e testimit e cila nuk është në bazë të kërkesave të kurrikulës.

Thaqi: Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë masa për t’i adresuar këto çështje

“Testi i arritshmërisë dhe vlerësimet vjetore që bëhën për nxënësit të klasës së nëntë, nga vlerësimet tona dhe rezultatet që i kemi vërejte ka dalë që shumë nxënës kanë s’përputhje në mes notave që marrin dhe atë të testit të arritshmerisë. Një nxënës më notën mesatare dy ka arritur të marrë 84 pikë në test të arritshmërisë dhe në të njëjtën kohë ka nxënës që e marrin notën 5 por janë më të ulët në test. Arsyet e Ministrisë dhe të arsimtarëve kanë qenë që ka metoda edhe për shkak të metodës së testimit, metodat e testimit janë me alternativ që nuk është në bazë të kërkesave të kurikules. Mësimdhënësit përdorin metoda të ngjashme pyesin nxënësit përmes pyetjeve me alternativë, kurikula kërkon që në fund nxënësi të vlerësohet se sa i është zhvilluar mendimi kritik, mënyrat e të shprehurit dhe shkrimi kurse më këto metoda nuk kanë mundësi të vlerësohet nxënësi për këto shprehitë e krijuara”, tha ajo.

Thaqi është shprehur që trajnimet e mësimdhënësve nuk kanë qenë në bazë të kurrikulës dhe se MASHT-i ka dështuar të ofrojë trajnime të duhura për DKA-së.

Thaqi: Ka mungesë të angazhimit të MASHT-it në monitorimin e nxënësve dhe të DKA-së

“Vetëm gjashtë ditë trajnim për një kurikul të re me kërkesat që janë në pajtim me arsimin bashkëkohor. Ka mungesë të angazhimit të MASHT-it në monitorimin e nxënësve edhe të DKA-së, drejtorit e arsimit, drejtoreve dhe vetë mësimdhënësve për t’i angazhuar nxënësit në zhvillimin e shkathtësive të tyre….ne kemi vërejtur që nuk janë të angazhuar mjaftueshëm se si mësimdhënësit i vlerësojnë nxënësit përgjatë vitit. Testi i arritshërisë tregon të njëjtën gjë…. Në bazë të gjetjeve të auditmit kemi dalur edhe me rekomandimet për të adresuar çështjen e rivlerësimit të metodave të trajnimit të mësimdhënësve”, ka theksuar Thaqi.

Udhëheqja e auditimit ka shtuar që MASHT-i duhet të angazhohet përmes monitorimit dhe vlerësimit të mësimdhënësve dhe angazhimit të tyre në trajnime për t’i vlerësuar nevojat se ku duhet të përimtohen mangësitë e tyre.

Ajo ka treguar se Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim, ndërsa ka shtuar që nuk ka komunikuar me departamentet në komuna për t’i adresuar çështjet që kanë dal edhe nga testi Pisa.

Mirëpo, në Ministrinë e Arsimit nuk pajtohen me këtë raport.

Shefi i Divizionit për Vlerësime në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, në lidhje me raportin e publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit është shprehur që krahasimi nuk është bërë i duhur. Ai shtoi që për të pasur një korrelacion të saktë krahasimi duhet të behët për çdo lënde ndaras dhe jo më total të notës mesatare.

Elezi: Duhet të bëhet krahasimi për çdo lëndë ndaras

“Është një raport i auditimit që e kemi bërë në bashkëpunim, disa informata janë marrë nga ne, kanë bërë një hulumtim në shkolla dhe nga rezultatet e tyre vërehet që korrelacioni është pozitiv, domethënë mes suksesit edhe notave, mirëpo nuk është korrelacioni shumë i lartë, ka raste kur nxënësit e dobët kanë rezultat më të mira në test kurse nxënësit me sukses kanë rezultat më të dobët. Përveç asaj korrelacioni është bërë me mesatare të notave dhe me mesatare të testit. Për ta pasur një korrelacion të saktë duhet të bëhet për çdo lëndë ndaras dhe pikët e testit duhet të shndërrohen në nota dhe t’i shikohen saktë sa kemi dallim, jo mesataren totale të notës dhe të testit”, ka theksuar Elezi.

Ndërsa, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi përmes një deklarate me shkrim ka thënë që për shkak të mosintegrimit të vlerësimit të nxënësve, si dhe të mësimdhënësve vjen si pasojë mospërputhje të tilla.

“Sa i përket vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të suksesi të nxënësve, kemi pranuar disa herë raportime për mospërputhje të tilla. Kjo vjen, besojmë, edhe për shkak se çështja e vlerësimit të nxënësve ende nuk është standardizuar dhe integruar as në nivel shkolle, as komune e aq më pak në nivel Republike. Ka shumë për të bërë në çështjen e vlerësimeve, si të nxënësve ashtu edhe mësimdhënësve”, ka thënë ai përmes përgjigjes më shkrim.

Njohësi i arsimit, Argjend Osmani, mospërputhje të tilla i vlerëson si keqmenaxhim ku ka rrjedhje të përgjigjeve për testet.

Osmani: Kemi të bëjmë më keqmenaxhim që nuk përjashtohet mundësia e kopjimit

“Në raste të tilla duhet të analizohet më përpikmëri se cilat kanë qenë ato rrethanat që nxënësit të tillë po arrijnë të marrin piktë maksimale në test kurse në vlerësimin e mësimdhënësve të tyre kanë dalur të dobët. Aty mund të këtë pasur rrjedhje të informatave ose të detyrave dhe testeve ose kemi të bëjmë më keqmenaxhim që nuk përjashtohet mundësia e kopjimit, duke e marrë parasysh që si fenomen është shumë i shprehur në institucionet arsimorë të Kosovës….mospërputhje të tilla në sukses mund të jenë një “alarm” për të gjithë neve se nxënësit nuk e kanë sinqeritetin akademik dhe janë të interesuar vetëm për nota, pikë e jo edhe për dije”, ka thënë ai.

Testi i arritshmërisë këtë vit pritet të ndahet në dy ditë, më 4 qershor do të jenë shkencat shoqërore, ndërsa më 14 qershor shkencat natyrore, ku do t’i nënshtrohen 24 mijë nxënës. Ndërsa testi i maturës pritet të mbahet më 18 qershor. Në të kaluarën, testi ka ndodhur të shpërndahet edhe nëpër rrjetet e ndryshme sociale në internet.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori