Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë që Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në lojën e kryeministrit, Albin Kurti dhe se PDK-ja nuk e dinë se si duhet të sillet saktë.
“E meta e PDK-së e cila ka rënë në lojën e Kurtit dhe se nuk dinë se si të sillen sepse kanë vetëm një orbit në target, atë të Kurtit. Në bazë se çka po bën Kurti këta mendojnë se ajo që sjellë vota, në këtë rast ndoshta sjell vota por nuk iu sjellë atyre por Kurtit. Ata janë pre e lojës populliste të Kurtit. Përgjegjësi e shumicës që të kujdesen që të bëjnë kushte optimale dhe maksimale për pakicat. Sidomos për serbët e veriut është problem politik, i trashëguar disa vjeçarë dhe vetëm në mënyrë politike zgjidhet dhe kurrsesi me njësi speciale e kryetarë të imponuar”, shtoi Nushi.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve me referendum në veri, Nushi u shpreh se ka qenë një ‘dështim i suksesshëm” dhe se kushdo që e sheh si sukses të Qeverisë së Kosovës, ky nuk është.
“ Është dështim i suksesshëm. Kushdo që e sheh si sukses të Qeverisë së Kosovës. Mendoj se e ka totalisht gabim, është diamentralisht e kundërta sepse nga bojkoti pothuajse total i këtij procesi ka fituar vetëm autoriteti i Listës Serbe në atë pjesë. Aty ka pasur një thirrje për Bojkot që ka ardhur nga Lista Serbe. Të gjitha thirrjet tjera qoftë nga Ambasada apo Qeveria, që qytetarët të marrin pjesë në këtë bojkot”, tha Nushi.
“Dhe në fund e panëm se sa njerëz morën pjesë, 253 persona në në një proces ku të mundshme kanë qenë 41 mijë persona. Pra, nuk e di kanë votuar me gjasë vetëm ata që kanë qenë në Këshille Zgjedhore. Mendoj që është një punë totalisht e panevojshme me efekt politik, O është pozitive me thanë por ka efekte negative politike. Kushtin ka mundur me përmbushur me tërheqjen e kryetarëve, por Kurti si autoritar dhe popullist ka nevojë si me pas si leva”, tha Nushi.
Për zgjedhjet me referendum në veri, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Afrim Kasolli u shpreh se ‘do konsideroja relative’ të drejtën që faktori ndërkombëtar ia dha Kosovës, fillimisht për organizimin e zgjedhjeve e pastaj edhe për përfundimin e tyre.
‘Do ta konsideroja relative në njëfarë mënyre që i dhanë plotësisht të drejtë Kosovën, pavarësisht që ato e përkrahen vendimin e Kosovës për të organizuar referendumin në veri. Mirëpo, në njëfarë mënyre e ke reagimin e Bashkimit Evropian i cili thotë se mospjesëmarrja apo dështimi i referendumit për të shkarkuar katër kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe nuk i kontribuon. Se sa do të shihet se a i kanëë dhënë plotësisht Kosovës të drejt, kjo do të vares se a do të suspendohen masat sanksionuese të BE-së, për Kosovën, të cilat janë vendosur sipas interpretimeve nga vet Miroslav Lajçak, për arsyeje të zgjedhjeve në veri”, tha Kasolli.
‘Kjo është një prej shqetësimeve kryesore mbase nësë nuk e adreson apo nuk krijon kushte për të tejkaluar tensionet politike në komunat veriore, ndërmjet legalitetit dhe legjimitetit. Në aspektin legal qoftë zgjedhjet që janë bojkotuar nga Lista Serbe, mungesa e legjimitetit e komplikon situatën. Kosova ndodhet para votimit të KiE, kjo do të jetë një nga çështjet kryesore së bashku me Asociacionin do të përcaktojë një farë mënyre Këshillin Ministror të KiE”, tha Kasolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa