Nuriman Ismaili prezantohet te Liria

Dardan Rogova, ish sulmuesi i Vëllaznimit, Tetutës Durrës dhe dy skuadrave , të rangjeve inferiore në Turqi, Nuriman Ismaili, nga Shkëndija e Tetovës, më pas Trepça, bëri karrierë edhe në Norvegji dhe së fundi vie nag Zajazi, Kërqovë, sikurse që Lirisë vullnetarishtë i është bashkuar edhe lojtari i ri, sulmuesi me prejardhje nga Prizreni, Gent Kristaj që vie nga Istra e Kroacisë.
Nuriman Ismaili, që luan në pozitën e mesfushorit, sot edhe zyrtarishtë është prezantuar tek ‘bardhezinjtë’. Bashkë me te në stërvitje ishte edhe Gent Kristaj, kurse nesër stërvitjeve do t’i bashkohet edhe Dardan Rogova.
‘Që të tre sot kan nënshkruar në librin protokolar të transferimeve në FFK, dhe pritet ardhja e certifikatave nga vendet ku kishin luajtur këta futbollistë.’Presim që të gjithë të tregojnë vlerat dhe Liria të merr sukseset si në kampionat , ashtu dhe në Kupë’, ka thënë Durak Thaçi, zytar i KF “Liria”.
Deri më tash, Liria ka transferuar këta futbollistë: Visar Berisha, Alban Dulazeka, Altik Muhaxhiri, Robert Gjeraj, Blendi Memaj, Florim Berbatovci, Fisnik Ramadani, Dardan Rogova, Nuriman Ismaili e Gent Kristaj.



















































