LAJMI I FUNDIT:

Nurellari: Ata që nuk e duan marrëveshjen me Serbinë, duan konflikt të ngrirë (Video)

Nurellari: Ata që nuk e duan marrëveshjen me Serbinë, duan konflikt të ngrirë (Video)

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Adri Nurellari ka thënë se Kosova duhet të ngutet për një marrëveshje me Serbinë pasi ka rrezik që shumë shpejt në BE të ndryshojnë realitetet.

Nurellari, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë ka rrezik nga idetë populiste dhe të kemi pasoja si rasti i demarkacionit me Malin e Zi.

“Është fatkeqësi për këtë vend që nuk i kalon këto marrëveshje. Forcat e opozitës t’i lënë inatet personale, sidomos me presidentin Thaçi, që ka qenë faktori kryesor në dy dekadat e fundit me të mirat e këqijat e veta, dhe të përqendrohen në interesin e shtetit sepse mund të ketë një realitet të ri në BE”, tha Nurellari, përcjell Telegrafi.


Nurellari ka thënë se megjithatë edhe një marrëveshje e refuzuar nga shoqëria dhe parlamenti do të ishte edhe më e dëmshme për Kosovën.

“Nuk do të doja që Kosova të bënte një marrëveshje e që do të pendohej shpejt. Një marrëveshje që nuk do ta pranonte shoqëria e aq më keq nëse nuk do ta miratonte parlamenti”, tha ai.

Ai ka thënë se një marrëveshje e mundshme mes palëve do te anëtarësonte Kosovën automatikisht në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në.

“Kjo marrëveshje ka një impakt të jashtëzakonshëm dhe duhet të dimë se kush është kundër kësaj marrëveshje. Ata që nuk e duan marrëveshjen e pëlqejnë status quon. Ky realitet është një realitet i konfliktit të ngrirë dhe një realitet i një Kosove që për anëtarësimin në çfarëdo organizate ndërkombëtare duhet të lodhet e sfilitet pa masë”.

Këshilltari i kryekuvendarit Veseli ka thënë se kërkesat për zgjedhje po bëhen për interesa të ngushta.

“Është qesharake, pavarësisht zgjedhjeve ato parti opozitare duhet të kenë një vizion për dialogun me Serbinë”, deklaroi Nurellari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori