Nuredin Lushtaku, emri i të cilit figuron në aktakuzën për mashtrime me listat e veteranëve, ka treguar detaje të reja se kush ka mundur ta kërcënoj prokurorin Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje ditë më parë.
Lushtaku në një shkrim të tij në Facebook, ka thënë se nënshkruesit e “Brigadës Hasan Prishtina” në kuadër të ZO Drenicës mund të jenë edhe kërcënuesit e prokurorit Blakaj dhe manipuluesit e opinionit publik.
“Apostrofimi i emrit tim se gjoja jam i akuzuar për diçka që nuk kam nënshkruar është pjesë e po atij manipulimi të qëllimshëm të opinionit publik, nga ata që kan bërë manipulime me listat e veteranëve, nga ata që krijuan “Brigadë” të re në ZO të Drenicës në vitin 2014”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, miq dhe bashkëluftëtar,
Për shkak se këto ditë janë hedhur shumë të pavërtetat në opinionin publik, ju bëjë me dije se asnjë aktakuzë nuk është ngritur ndaj meje, as nuk janë zhvilluar hetime ndaj meje për listat e veteranëve nga prokurori Blakaj, me aq sa di unë as nga ndonjë prokuror apo hetues tjetër.
Unë jam ftuar një herë nga prokurori Blakaj në cilësinë e deshmitarit apo të dyshimtit vlersojeni vetë, une deshminë time e kam dhënë pa avokat. Biseda me prokurorin Blakaj ka qenë informuese dhe sqaruese për të, ishte shumë miqësore për çka ai me falënderoj për sqarimet qe ia kam dhënë.
Të nderuar, ashtu siç e dini ju, unë jam një nga pjesëtarët e parë të UÇK-së që nga themelimi i saj dhe asnjëherë të vetme, për asnjë minutë nuk jam larguar nga Kosova, kam qëndruar këtu me bashkluftëtarët, me popullin që nga themelimi i celulave të para të UÇK-së e deri në përfundimin e luftës.
Prandaj, me kërkesën e prokurorit Blakaj unë kam deklaruar njohuritë e mia për të ashtuquajturën “Brigada Hasan Prishtina”, ku kam thënë se në Zonën Operative te Drenicës nuk ka pas një “Brigadë” të tillë dhe se për herë të parë për atë “Brigadë” kam ndëgjuar në vitet 2014 -2016 kur është prezantuar para nesh në Komision Verifikues, ku zëvendësoja Komandantin e ZO Sami Lushtakun qe ishte ne burg, asnjëherë për një “Brigadë” të tillë nuk kam ndëgjuar në vitet 1990-1999.
Unë kam deklaruar të vërtetën se gjatë luftës nuk ka ekzistuar “Brigada Hasan Prishtina” në vijat komanduese të UÇĶ-së (ekzistoj transkriptet dhe proceserverbalet e takimeve), por nëse ka ekzistuar një e tillë në vija të tjera komanduese ju takon protagonisteve të deklarohen.
Unë nuk kam pranuar të nënshkruaj listën e të ashtuquajturës “Brigada Hasan Prishtina”, sepse nuk kanë qenë në vijë komanduese të UÇĶ-së në ZO të Drenicës. Me gjasë dikush e ka nënshkruar këtë listë, të paktën kështu e kam kuptuar nga ajo çfarë kam biseduar me prokurorin Blakaj, pra se ajo listë është nënshkruar në kuadër të ZO të Drenicës. Kush do qe ka nënshkruar atë “Brigadë” në kuadër të ZO të Drenicës ka bërë gabim, sepse edhe vet protagonistet e asaj Brigade deklarohen se kanë pasë tjetër vijë komanduese.
Le te publikohen dokumentet ku shihet qartë se kush e nënshkroi listën e veteranëve të “Brigadës Hasan Prishtina” dhe të kuptohet e verteta, sepse ajo demaskon manipulantët.
Bazuar në zhvillimet e fundit nënshkruesit e “Brigadës Hasan Prishtina” në kuadër të ZO Drenicës mund të jenë edhe kërcënuesit e Prokurorit Blakaj dhe manipuluesit e opinionit publik.
Apostrofimi i emrit tim se gjoja jam i akuzuar për diçka që nuk kam nënshkruar është pjesë e po atij manipulimi të qëllimshëm të opinionit publik, nga ata që kan bërë manipulime me listat e veteranëve, nga ata që krijuan “Brigadë” të re në ZO të Drenicës në vitin 2014.
Me pergjegjësi të lartë morale dhe penale deklaroj se jap llogari për listën e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.
Ftoj prokurorin dhe institucionet e drejtësisë që procesin e filluar të hetimeve ta vazhdoj dhe të zbardhin të vertetën për listat e veteranëve, sepse ata që dje manipuluan listat sot janë vënë në aksion që të manipulojn opinionin publik. Drejtesia duhet të veproj dhe nuk guxon të tërhiqet as nga kërcnimet e as nga manipulimet e manipulantëve, pasi që vetëm shpata e drejtësisë i vë gjerat në rrugën e drejtë.
Ata që një kohë gjatë luftës u larguan nga Kosova për në Perëndim si duket kishin perfeksionuar manipulimin dhe mashtrimin, por sot 20 vite më pas ju tregoj se ato manipulime nuk ju dhezin më, unë jam këtu ashtu siç isha gjatë gjithë kohës se luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht