Fansja më e madhe e Lionel Messit, Suzy Cortez, nuk ka mundur të qëndrojë e qetë pas triumfit të Barcelonës në El Clasico kundër Real Madridit.
Duke qenë se argjentinasi shkëlqeu në kryeqytetin spanjoll, ky ishte një gëzim shtesë për femrën që e ka fituar garën për të pasmet më të mira, Miss BumBum.
Për më shumë, Messi e shënoi edhe golin e 500-të në karrierë dhe urimi i Suzyt është i veçantë.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, ajo ka vënë në plan të parë asetin më të njohur – të pasmet, ku e ka të shkruar numrin 500.
“Urime për Lionel Messin tonë të dashur. Lojtari më i mirë në botë me 500 gola për ekipin më të mirë në botë, Barcelona”, ka shkruar bukuroshja në përshkrim. /Telegrafi/