Numra magjepsës: Sa njerëz në botë përdorin iPhone?

Apple nuk ndalet së regjistruari rezultate të mira kur bëhet fjalë për shitje, dhe numrat janë rritur vetëm që kur iPhone 12 doli në shitje.
Kreu i kompanisë nga Cupertino, Tim Cook, i tha Reuters se rritja e shitjeve në Kinë ishte thelbësore në periudhën e mëparshme, duke theksuar se shitjet e pajisjeve iPhone 12 arritën rekorde të reja, transmeton Telegrafi.
Drejtori financiar i "Jabuka", Lucas Maestri, njoftoi se deri në 1.65 miliardë modele iPhone janë aktualisht në përdorim - që është një numër shumë mbresëlënës.
Në përgjithësi, ky tremujor ishte shumë i suksesshëm për Apple, pasi ata fituan më shumë se 111 miliardë dollarë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































