(E përditësuar) - Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 17 mijë e 159 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.


Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 19:00) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV - 12,700 vota PDK - 1,499 vota LDK -  1,440 vota AAK - 732 vota NISMA – 162 vota

kqz ora 19

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota./Telegrafi/

https://telegrafi.com/kjo-eshte-perqindja-e-votave-kusht-qe-moren-partite-politike/