LAJMI I FUNDIT:

Numërimi i lëvizjeve të bebes në bark mund t’ia shpëtojë jetën

Numërimi i lëvizjeve të bebes në bark mund t’ia shpëtojë jetën

Ndani 15 minuta çdo ditë, dhe kështu do t’i numëroni

Frika është pjesë normale e çdo shtatzënie, por nuk është për t’u habitur që për fat të keq gratë e kanë, dhe sot shumica e tyre përballen me gjërat e papritura dhe negative.

Monitorimi i lëvizjeve të foshnjës në bark shoqërohet me një ulje të numrit të lindjeve të vdekura, kështu që nuk është çudi që shumë mjekë inkurajojnë nënat që lëvizjet e foshnjës t’i monitorojnë në bark nga java e 28-të e shtatzënisë.


Për të qenë e sigurt që bebja juaj është mirë në stomakun tuaj, kushtoni kujdes goditjeve që jua bëjnë, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Si t’i numëroj lëvizjet e bebes në stomak?

Janë të nevojshme mesatarisht 10 deri në 15 minuta, por është e mundshme edhe që të vazhdohet edhe deri në dy orë. Shtatzënat me peshë të madhe trupore mbase pak më vështirë do t’i dallojnë goditjet.

Është gjithashtu e rëndësishme të dini se lëvizjet e bebes nuk do të jenë aq të mprehta dhe të dukshme ndërsa shtatzënia përparon, sepse foshnja do të ketë gjithnjë e më pak hapësirë në stomak. /Telegrafi/