Numërimi i votave me postë, ja kush prin në rezultatet e para sipas të dhënave nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Komunat e fundit në të cilat përfundoi procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në orët e vona të së shtunës ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva.
Aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 10:00 të së dielës ishin numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale.
Sipas të dhënave nga KQZ, dy komunat me numrin me të madh të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës janë Gjakova (2,280), Suhareka (2,254) dhe Dragashi (2,147).
Rezultatet e votave me postë në 19 komuna janë si vijon (vlen të theksohet se në disa prej tyre nuk janë procesuar të gjitha rezultatet):
Deçan nga 1,572 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Bashkim Ramosaj (AAK) ka marrë 579 vota, Jeton Mushkolaj (LDK) 452 vota dhe Natyra Kuçi (PSD) 131 vota.
Gjilan nga 1,357 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Alban Hyseni (LVV) ka marrë 687 vota, Arbër Ismajli (LDK) ka marrë 482 vota dhe Riad Rashiti (PDK) ka marrë 122 vota.
Dragash nga 2,147 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Bexhet Xheladini (LDK) ka marrë 1,181 vota, Shaban Shabani (PDK) ka marrë 537 vota dhe Filiz Mustafa (LVV) ka marrë 350 vota.
Kaçanik nga 742 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Jeton Raka (LVV) ka marrë 373 vota, Sabedin Vishi (PDK) ka marrë 234 vota dhe Heset Malsiu (Vizioni për Zhvillimin e Kaçanikut) 90 vota.
Klinë nga 1,471 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Zenun Elezaj (AAK) ka marrë 709 vota, Sokol Bashota (PDK) ka marrë 394 vota dhe Arben Limanaj (LDK) ka marrë 181 vota.
Fushë Kosovë nga 311 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Valon Prebreza (LVV) ka marrë 92 vota, Besnik Osmani (LDK) ka marrë 74 vota dhe Rrahim Tërnava (PDK) ka marrë 21 vota, transmeton Telegrafi.
Kamenicë nga 998 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Kadri Rahmiaj (LVV) ka marrë 575 vota, Qëndron Kastrati (PSD) ka marrë 184 vota dhe Faton Jakupi (AAK) ka marrë 67 vota.
Mitrovicë e Jugut nga 702 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Faton Peci (LVV) ka marrë 392 vota, Arian Tahiri (PDK) ka marrë 236 vota dhe Gëzim Plakolli (LDK) ka marrë 71 vota.
Obiliq nga 143 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Halil Thaçi (LVV) ka marrë 71 vota, Xhafer Gashi (LDK) ka marrë 19 vota dhe Ali Krasniqi (AAK) ka marrë 1 votë.
Rahovec nga 1,246 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Burim Krasniqi (LDK) ka marrë 352 vota, Smajl Latifi (AAK) ka marrë 301 vota dhe Ali Dula (LVV) ka marrë 250 vota.
Shtime nga 736 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Qemajl Aliu (LVV) ka marrë 379 vota, Përparim Ramusa (PDK) ka marrë 258 vota dhe Kastriot Shabani (LDK) ka marrë 97 vota,
Vushtrri nga 615 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Sylejman Meholli (LVV) ka marrë 75 vota, Xhafer Tahiri (LDK) ka marrë 73 vota dhe Ferit Idrizi (PDK) ka marrë 58 vota
Zubin Potok nga 21 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Izmir Zeqiri (PDK) ka marrë 12 vota, Vedat Mehmeti (LVV) ka marrë 9 dhe të tjerët kandidatë 0.
Zveçan nga 2 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Ilir Peci (PDK) ka marrë 2 vota dhe të tjerët kandidatë 0
Junik nga 1,126 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Ruzhdi Shehu (LDK) ka marë 577 vota, Agron Kuçi (AAK) ka marrë 400 vota dhe Jetmir Tofaj (LVV) ka marrë 142 vota.
Mamushë nga 252 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Fikret Morina (Mamuşa Halk Hareketi) ka marrë 149 vota, Abdulhadi Krasniq (KDTP) 99 vota dhe Agron Mazreku (LVV) 1 votë.
Hani i Elezit nga 276 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Mehmet Ballazhi (PDK) ka marrë 154 vota dhe Rufki Suma 121 vota.
Graçanicë nga 9 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Leutrim Ajeti (Alenaca Shqiptare) 10 vota dhe të tjerët kandidatë 0.
Mitrovicë e Veriut nga 11 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Erden Atiq (LVV) 10 vota dhe Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica) 1 votë.
Ndërkaq në këto komuna në faqen e KQZ-së, nuk janë procesuar ende të dhëna nga votat me postë: Gjakovë , Gllogoc , Istog Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skënderaj, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Malishevë, Ranillug dhe Kllokot, transmeton Telegrafi.
Kujtotjmë se procesi i votimit jashtë Kosovës, u realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, dhe pakot me fletëvotime janë tërhequr më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
Sipas të dhënave nga shërbimi votues, nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, i cili ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977.
Arsyet pse janë refuzuar këto pako janë të ndryshme dhe mund të kategorizohen si në vijim:
-3,660 raste – mungon dëftesa e regjistrimit;
-1 rast – mungon dëftesa e regjistrimit dhe më shumë se 1 person/fletëvotim brenda zarfit;
-4 raste – mungon dëftesa e regjistrimit dhe ka munguar pulla/vula postare;
-122 raste – brenda zarfit më shumë se 1 person/fletëvotim;
-69 raste – nuk është dërguar zarfi dhe fletëvotimi i dërguar nga KQZ;
-1 rast – votuesi ka dërguar pakon nga shteti i ndryshëm nga ai i regjistrimit;-
-98 raste – mungon në zarf pulla/vula postare;
-19 raste – brenda zarfit ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim.
Rezultatet e votave me postë mund t'i gjeni KËTU. /Telegrafi/
















































