"Nuk u zgjova për dy ditë", ish-ylli i NBA humbi ndeshjen për shkak të një mbidoze çokollate

Andre Miller kaloi 17 vjet në fushën e ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, por humbi një ndeshje për një arsye të paregjistruar deri më tani.
Në vitin 2002, ish-lojtari i Cleveland Cavaliers, Denver dhe Philadelphia 76ers fitoi titullin e asistuesit më të mirë në NBA, me 10.9 asistime për ndeshje.
Si 33-vjeçar, ai erdhi në Portland, ku u përball me një situatë të tillë që bota e sportit nuk e kishte parë kurrë më parë.

"O Zot, çokollatë dhe karamele. Do të të tregoj një histori. Një ditë para ndeshjes, nuk mbaj mend saktësisht se në cilën, unë dhe gruaja ime shkuam në një konventë çokollate".
"Qendra tregtare ishte gjigante, kishte çokollata pa limit. Provova absolutisht gjithçka dhe ndjeva se diçka nuk do të shkonte mirë nesër", kujtoi fillimisht Miller.
Wildest flu game in NBA history? 🤣⁰⁰Andre Miller looks back on his chocolate emergency during a home game with the Portland Trailblazers⁰⁰ALL THE SMOKE with the 17-year NBA veteran JUST DROPPED on YouTube! ⬇️ pic.twitter.com/z7wR1Hs5Sd
— All the Smoke (@allthesmokeprod) September 11, 2025
Miller kujtoi se si e teproi me çokollatën dhe vrapoi në banjo pak çaste pasi filloi loja. Megjithatë, nuk mbaroi këtu pasi iu desh të shkonte në urgjencë ku e vunë në gjumë me morfinë.
"Nuk u zgjova për dy ditë. Më helmoi ushqimi", zbuloi ish-basketbollisti në podkastin "All The Smoke" .
Në dy vjet në Portland, Miller humbi plotësisht vetëm një ndeshje, kështu që mund të konkludohet se ai u rikuperua shumë shpejt. /Telegrafi/








































