Zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë, viteve të fundit po konsiderohet si sektori që mund të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë dhe njëherësh në rritjen e numrit të të punësuarve në vend. Edhe Qeveria e Kosovës ka thënë se vazhdimisht është angazhuar që të krijojë kushte sa më të volitshme për zhvillimin e bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese.
Por, përfaqësues të bujqve thonë se angazhimet e institucioneve qeveritare janë vetëm në formë deklarative, kurse në terren situata është krejt ndryshe.
Sektori i bujqësisë radhitet në një nga sektorët me më së shumti prioritet, thotë edhe Jusuf Cikaqi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, duke shtuar se kjo dëshmohet nga buxheti që për çdo vit rritet për këtë sektor.
“Kjo mundëson Ministrinë e Bujqësisë për zgjerimin e programit mbështetës për grante dhe subvencione, të cilat pastaj shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejt te fermerët. Dhe kjo pa dyshim ndikon në zgjerimin e sipërfaqeve të reja të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, po ashtu edhe me rritjen e sasisë së përgjithshme të prodhimit dhe në mënyrë indirekte ndikon në cilësinë e prodhimeve bujqësore”, thotë Cikaqi.
Ai thotë se 27 milionë euro janë ndarë për grante dhe subvencione gjatë këtij viti.
Ndryshe, Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), vazhdimisht ka përkrahur zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.
Përmes një projekti të quajtur “Mundësitë e Reja për Bujqësi”, kjo agjenci në vitin 2011 ka ndarë një fond për katër vjet, në vlerë prej 15.9 milionë dollarë.
Fatmir Selimi, zëvendësdrejtor i këtij programi, për Radion Evropa e Lirë thotë se qëllimi i programit nuk ka qenë vetëm për grante, por edhe ndryshimi i qasjes së fermerëve në bujqësi. “Qëllimi i programit nuk është vetëm grantet, por është edhe asistenca teknike dhe ndryshimi i qasjes, që t’i nxisë të ndryshojnë në teknologji, në mënyrën e tregtimit, varietetet prodhuese dhe të marrin guximin që të fillojnë me kultura të reja”, shprehet Selimi.
Në anën tjetër, përfaqësues të bujqve thonë se sektori i bujqësisë në Kosovë është anashkaluar, dhe kjo sipas tyre është arsye e keqmenaxhimit të këtij sektori nga Ministria e Bujqësisë.
Tahir Tahiri, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjendja gjatë këtij viti është vështirësuar më tepër për shkak të premtimeve të ministrisë për dhënie të subvencioneve dhe granteve, të cilat sipas tij nuk janë shpërndarë. “Bujqësia është në pozitë të vështirë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të bujqve; për shkak të konkurrencës që vjen nga importi, por edhe mungesës së tregut dhe kualitetit të dobët të repro-materialit. Një numër i konsiderueshëm i bujqve që punojnë tokën, punojnë vetëm sa për të mbijetuar, për shkak se pjesa dërmuese e bujqve nuk kanë bazë ekonomike dhe kushte për t’u marr me bujqësi”, thekson Tahiri.
Zhvillimi i sektorit të bujqësisë ishte paraparë të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të planit të zhvillimit ekonomik për periudhën 2011-2014.
Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, 53% e tokës së Kosovës është bujqësore, 41% tokë pyjore, kurse sipërfaqja tjetër është ujore, hapësirë trafiku, urbane dhe të tjera. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!