Nuk rekomandohet për pije uji në në zonat e Opterushës dhe Hoqës së Madhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se pas monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, veçanërisht në zonat që furnizohen nga burime vetanake, gjatë kësaj jave është konstatuar rritje e parametrave të turbullirës.
Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj rritjeje, uji aktualisht nuk i përmbush standardet e përcaktuara për ujë të pijshëm në zonat e Opterushës dhe Hoqës së Madhe.
Nga KRU “Gjakova” bëjnë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të mëtejmë lidhur me cilësinë e ujit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































