Michael Doyle, Koordinator për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Dhomat e Specializuara, në një artikull dërguar për Telegrafin, ka dhënë përgjigje në disa pyetje lidhur me funksionimin e DHSK-së.
Doyle në këtë artikull tregon se disa nga qytetarët e Kosovës e kanë ende të paqartë funksionimin e Gjykatës Speciale.
“Megjithatë, sikurse është vendosur nga Kuvendi i Kosovës, gjykata i kryen gjykimet në Hagë dhe vepron në bazë të ligjit dhe rregullave të veta. Si rezultat i kësaj, njerëzit në Kosovë mund t’i kenë të paqarta disa aspekte të funksionimit të gjykatës. Në fakt, njerëzit në Kosovë kanë pasur pyetje që kur gjykata filloi veprimtarinë gjyqësore në vitin 2017. Për këtë arsye, dhënia e informacionit transparent dhe të qasshëm nga gjykata merr rëndësi jetike, në mënyrë që të gjithë t’i kuptojnë zhvillimet në Hagë”, thekson Doyle.
Koordinatori për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Dhomat e Specializuara, tutje shton se DHSK-ja ka juridiksion të përcaktuar, i cili mbulon krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet se janë kryer ose janë nisur midis viteve 1998 dhe 2000 në Kosovë, ku viktima ose kryesi ishte nga Kosova ose ish-Republika Federale e Jugosllavisë.
Sa i përket çështjes së gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, Doyle bënë të ditur se Specialja nuk mund të gjykojë dhe nuk do të gjykojë asnjë grup etnik, organizatë ose komunitet.
“Të akuzuarit që po gjykohen aktualisht në DHSK kanë qenë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo i ka bërë njerëzit të pyesin nëse DHSK-ja po nxjerr para gjyqit UÇK-në.
Kjo nuk është e vërtetë. Si gjykatë që vepron sipas standardeve më të larta të së drejtës penale ndërkombëtare, ajo mund të ngarkojë me përgjegjësi vetëm individë për veprimet e tyre. Dhomat e Specializuara nuk mund të gjykojnë dhe nuk do të gjykojnë asnjë grup etnik, organizatë ose komunitet”, shkruan tutje Doyle.
Më poshtë mund ta lexoni artikullin e plotë pa ndërhyrje:
DHSK-ja është institucion që bazohet në sundimin e ligjit, që siguron drejtësi dhe llogaridhënie për disa krime të caktuara që pretendohet se janë kryer ose janë nisur në Kosovë midis viteve 1998 dhe 2000.
Megjithatë, sikurse është vendosur nga Kuvendi i Kosovës, gjykata i kryen gjykimet në Hagë dhe vepron në bazë të ligjit dhe rregullave të veta. Si rezultat i kësaj, njerëzit në Kosovë mund t’i kenë të paqarta disa aspekte të funksionimit të gjykatës. Në fakt, njerëzit në Kosovë kanë pasur pyetje që kur gjykata filloi veprimtarinë gjyqësore në vitin 2017. Për këtë arsye, dhënia e informacionit transparent dhe të qasshëm nga gjykata merr rëndësi jetike, në mënyrë që të gjithë t’i kuptojnë zhvillimet në Hagë.
Që nga fillimi i punës së DHSK-së, përfaqësuesit e gjykatës kanë zhvilluar rregullisht takime, të cilat ne i quajmë “për komunikim dhe ndërgjegjësim”, me njerëz anembanë Kosovës, për të dëgjuar këndvështrimet dhe mendimet e tyre, si edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Për shembull, pse Dhomat e Specializuara nuk merren me të gjitha krimet e kryera gjatë ose pas luftës në Kosovë?
Kjo është një pyetje që e dëgjojmë shpesh, sepse njerëzit mendojnë me të drejtë se të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Të gjithë kryesit duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet që kanë kryer.
Megjithatë, ashtu si të gjitha gjykatat, qoftë vendore, të ndërkombëtarizuara apo ndërkombëtare, edhe DHSK-ja ka juridiksion të përcaktuar, i cili mbulon krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet se janë kryer ose janë nisur midis viteve 1998 dhe 2000 në Kosovë, ku viktima ose kryesi ishte nga Kosova ose ish-Republika Federale e Jugosllavisë. Krahas kësaj, krimet duhet të kenë lidhje me raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011. Ky është juridiksioni i miratuar nga qeveria e Kosovës dhe gjykata mund të veprojë vetëm në kuadër të këtij juridiksioni.
Në kuadër të juridiksionit konkret që i është dhënë DHSK-së, gjykatësit kryejnë gjykime të paanshme dhe të pavarura në një mënyrë që garanton të drejtat e të akuzuarve për gjykim të drejtë, si dhe sigurinë dhe mirëqenien e viktimave dhe të dëshmitarëve.
Të akuzuarit që po gjykohen aktualisht në DHSK kanë qenë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo i ka bërë njerëzit të pyesin nëse DHSK-ja po nxjerr para gjyqit UÇK-në.
Kjo nuk është e vërtetë. Si gjykatë që vepron sipas standardeve më të larta të së drejtës penale ndërkombëtare, ajo mund të ngarkojë me përgjegjësi vetëm individë për veprimet e tyre. Dhomat e Specializuara nuk mund të gjykojnë dhe nuk do të gjykojnë asnjë grup etnik, organizatë ose komunitet.
Në veçanti, në aktakuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar që u konfirmuan nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake, pretendohet se disa individë të caktuar kryen krime. Të akuzuarit pretendohet se janë individualisht përgjegjës, ndër të tjera, për veprat penale të përndjekjes, torturës, vrasjes së paligjshme dhe zhdukjes me forcë. Pretendohet se këto krime u kryen kundër civilëve ose personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Të gjithë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm dhe u takon gjykatësve të vendosin nëse gjatë gjykimit Prokuroria ka vërtetuar fajësinë e të akuzuarve jashtë dyshimit të arsyeshëm, në bazë të provave dhe argumenteve të paraqitura nga të gjitha palët.
Në fakt, një Trup Gjykues tanimë ka shpallur fajtor për krime lufte një të akuzuar dhe e dënoi atë me 26 vjet burgim. Ky individ, z. Salih Mustafa, e ka apeluar aktgjykimin dhe Paneli i Gjykatës së Apelit është duke shqyrtuar apelin e tij.
Kur takohemi me njerëz në Kosovë, shpesh na bëhen pyetje se si është e mundur të gjykohen individë për krime që pretendohet se janë kryer dy dekada më parë. A ka dëshmitarë që të japin dëshmi? Dhe si mund ta dinë gjykatësit nëse mund t’u besohet dëshmive?
Rregullorja e Procedurës dhe e Provave, e miratuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare për drejtësi penale, siguron që provat, përfshirë deklaratat e dëshmitarëve, shqyrtohen, vlerësohen dhe peshohen objektivisht, në mënyrë që gjykimi të çojë në një rezultat të drejtë, qoftë vendim fajësie ose pafajësie.
Për t’u siguruar se deklaratat e dëshmitarëve janë relevante dhe autentike, zbatohen rregulla të caktuara. Dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria mund të merren në pyetje nga avokatët e të akuzuarve. Nëse deklarata e një dëshmitari paraqitet vetëm në formë të shkruar, Mbrojtja mund të kërkojë që dëshmitari të paraqitet në gjyq për t’u marrë në pyetje prej saj, nëse kjo është e mundur. Gjatë vlerësimit të rëndësisë së dëshmisë së dëshmitarit, Gjykatësit duhet të mbajnë parasysh jo vetëm ato që thotë dëshmitari, por edhe sa është i besueshëm ai.
Roli i dëshmitarëve është tejet i rëndësishëm për një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur. Nëse i shikojmë gjykimet e kryera deri tani, shumë dëshmitarë, ndër të cilët edhe viktima të pretenduara, tanimë kanë dëshmuar, dhe shumë të tjerë janë planifikuar të dëshmojnë në të ardhmen. Shpesh nevojitet guxim i jashtëzakonshëm dhe ndjenjë e detyrës qytetare që dikush të paraqitet dhe të pajtohet të tregojë historinë e vet duke dhënë kështu kontribut për drejtësinë dhe sundimin e ligjit. Kjo është arsyeja pse mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë që nga fillimi prioriteti më i lartë i DHSK-së, që ata të mund të japin dëshminë e tyre në një ambient të sigurt.
Duke qenë se dëshmitë e dëshmitarëve janë kaq me rëndësi për kryerjen e gjykimeve të drejta dhe të paanshme, DHSK-ja mund të gjykojë edhe persona të cilët pretendohet se kanë ndërhyrë në procesin gjyqësor, për shembull, nëpërmjet frikësimit të dëshmitarëve ose publikimit të materialeve konfidenciale, gjë që mund të çojë në identifikimin e dëshmitarëve anonimë. Këto krime quhen vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe ligji është shumë i rreptë në lidhje me këto krime, sepse, siç u shpreh njëri prej Gjykatësve “pa dëshmitarë nuk mund të ketë drejtësi për viktimat apo për shoqërinë në përgjithësi.”
Ndonëse ka disa pyetje që i dëgjojmë shpesh gjatë takimeve për komunikim dhe ndërgjegjësim, me përparimin e gjykimeve dalin gjithmonë pyetje të reja. Kjo është arsyeja pse ekipi për komunikim dhe ndërgjegjësim takohet me njerëz në Kosovë çdo muaj dhe arsyeja pse Kryetarja e DHSK-së, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja e DHSK-së Fidelma Donlon takohen rregullisht me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë dhe në Internet, në mënyrë që njerëzit të kenë mundësinë t’u bëjnë pyetje. DHSK-ja është e vendosur të bëjë ç’është e mundur për t’u sjellë drejtpërdrejt informacion njerëzve në të gjithë Kosovën, duke dëgjuar mendimet, duke iu përgjigjur pyetjeve, dhe duke u shpjeguar atyre zhvillimet në Hagë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A