Duket se nuk ka qetësi për Samuel Eto’o-n, pasi nga një akuzë, po përballet me një tjetër.
Sulmuesi kamerunas fillimisht kishte probleme me ish të dashurën e tij, pasi nuk dëshironte të pranonte vajzën që e kishte me të, ndërsa tani është shpallur fajtor për evazion fiskal, raporton BBC.
Legjenda e futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, është deklaruar fajtor për evazion fiskal në vlerë 3.2 milionë funte gjatë periudhës sa ishte në Spanjë.
Ai akuzohet se ka bërë evazion fiskal në lidhje me të drejtat e imazhit të tij derisa ishte pjesë e Barcelonës.
Ai duhet të paguajë paratë që i ka borxh, si dhe një gjobë prej 1.55 milionë funte.
Prokurorët e kanë akuzuar Eto’on se nuk i ka deklaruar të hyrat nga të drejtat e imazhit mes viteve 2006 dhe 2009.
Eto’o që katër herë është shpallur futbollisti më i mirë i Afrikës, është dënuar të hënën nga gjykata e Spanjës me 22 muaj burgim me kusht.
Eto’o është aktualisht president i Federatës së Futbollit të Kamerunit. /Telegrafi/
Samuel Eto'o tax fraud get to do wit di former Cameroon striker image rights wen im bin dey play for Barcelona.https://t.co/kaJn50MgML
— BBC Pidgin (@bbcnewspidgin) June 20, 2022