Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës mbi situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, ka dështuar të kalojë në Kuvend pasi nuk mori votat e mjaftueshme.
Kjo rezolutë, e cila ka dalë pas debatit parlamentar ditë më parë për mbështetjen e bizneseve të prekura gjatë pandemisë, nuk mori më shumë se 14 vota të deputetëve, derisa kundër ishin 59.
Kuvendi në vazhdimin e sotëm të seancës plenare, me 71 vota pro ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për raportin e auditimit të performacës
“Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”.
Deputetja Arta Bajralia nga Vetëvendosje, në emër të Komisionit, ka paraqitur dhe arsyetuar rekomandimet, duke thënë se Qeveria duhet të kujdeset për harmonizimin e investimeve në sektorin e IT-së, pasi ato ndikojnë në menaxhimin më të mirë të parasë publike.
“Organizatat buxhetore të sigurohen që të marrin në pronësi kodet burimore për secilin aplikacion apo softuer të cilin ato e përdorin, e blejnë apo e marrin si donacion. Qeveria në ligjin e ri për pagat duhet ta ketë parasysh stafin e IT-së në mënyrë që këto kuadro të stimulohen për të qëndruar në institucionet publike. Qeveria të kujdeset për harmonizimin e investimeve në sektorin e IT-së në nivel qendror dhe lokal, duke pasur parasysh komunikimin në mes të sistemeve dhe harmonizimin me strategjinë e IT-së në nivel vendi”, tha Bajralia, raporton KosovaPress.
Deputetët po ashtu theksuan se investimet në teknologjinë e informacion lehtësojnë qasjen e qytetarëve për shërbime.
Këto rekomandime janë mbështetur edhe nga opozita, në këtë rast nga PDK-ja dhe LDK-ja.
Deputetët po ashtu kanë formuar Komisionin ad hoc për zgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës