LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka të dhëna të reja për motivin e vrasjes së gazetares bullgare

Nuk ka të dhëna të reja për motivin e vrasjes së gazetares bullgare

Prokurori i shtetit bullgar Sotir Çararov njoftoi sot se autoritetet nuk kanë të dhëna të reja për motivet për përdhunim dhe vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova.

Sipas tij, zyrtarët monitorojnë të gjitha nivelet e hetimit në vrasjen e saj, raporton AP.

“Në këtë fazë, duhet të jemi të kujdesshëm, jo sepse nuk kemi asgjë për të thënë, por pasi çdo fjalë e shqiptuar në mënyrë të pasaktë mund të rrezikojë punën tonë”, tha Çaçarov.


Ai konkludoi se “një gjë është e sigurt – sulmi ishte jashtëzakonisht brutal dhe monstruoz”.

Gazetarja hulumtuese Viktoria Marinova, 30 vjeç, u vra brutalisht në qytetin Ruse në Bullgarinë veriore të shtunën dhe trupi i saj u gjet në një park pranë lumit.

Ajo ishte gazetare dhe redaktore në televizionin bullgar TVN dhe raportoi një hetim mbi korrupsionin e pretenduar të lidhur me fondet e BE-së.

Një degë e Shoqatës së Gazetarëve Evropianë në Bullgari bëri thirrje për një hetim të vrasjes brutale të Marinovës, por paralajmëroi se motivi i vrasjes së saj nuk duhet të spekulohet.

“Për sa kohë që nuk ka fakte, spekulimet se ky incident lidhet me lirinë e shprehjes është e papranueshme”, thuhet në deklaratën e shoqatës.

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Kalo në kategori