LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka masa të kujdesit ndaj Gruevskit

Nuk ka masa të kujdesit ndaj Gruevskit

Përmes një njoftimi Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1, sot ka bërë të ditur se e ka refuzuar kërkesën e PSP, për masa kujdesi ndaj të akuzuarve në rastin “TNT”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Këshilli Penal i departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, sot ka sjellë vendim me të cilën ankesat e Prokurorisë Speciale Publike të dorëzuara për personat M.J., T.T. dhe N.G., të përfshirë në lëndën e quajtur në  publik si “TNT” kundër të cilit gjykatësi në procedurë paraprake me vendim të datës 10.06.2016 nuk u caktoi masa të sigurisë, refuzohen si të pabaza ndërsa vërtetohet vendimi i  gjykatësit në procedim paraprak”, thuhet në njoftimin e Gjykatës themelore Shkupi 1./Telegrafi/