Aprovimi i një kredie në bankat komerciale, për punonjësit e sektorit privat është procesi i vështirë, e në disa raste i pamundshëm, thotë Ardita, e cila ka aplikuar për një vlerë të kredisë në dy institucione financiare në Kosovë, dhe që në të dyja ia kanë refuzuar kërkesën.
Arsyeja e refuzimit të kërkesës, sipas saj, ka qenë afati kohor i kontratës që ka me kompaninë ku ajo punon.
Ardita, 25-vjeçare nga qyteti i Vushtrrisë, që tre vjet punon në një qendër tregtare, me pagë mujore 300 euro, kurse kontrata e saj, vazhdohet për çdo vit.
“Nuk kam marrë përgjigje pozitive. Më kanë thënë se kontrata nuk është e sigurt. (Bankat) po kërkojnë një bashkëhuamarrës që punon në institucionet publike, me kontratë afatgjatë. Shumën që unë po e kërkoj, asnjëra bankë nuk po e aprovon, vetëm sepse punoj në sektorin privat”, tha Ardita.
Por, Labinoti që punon që shtatë vjet në institucione publike, para gjashtë muajsh ka marrë kredinë e dytë në një nga bankat private që operojnë në Kosovë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë për dokumente shtesë apo garantues. Krejt çka i ka kërkuar banka, siç tha ai, ka qenë kontrata e punës.
“Më është kërkuar kontrata e punës, e cila është pa afat të caktuar. Nuk kam pasur ndonjë problem. Edhe pse vlera e kredisë së parë nuk është e vogël, edhe kredia e dytë më është aprovuar brenda ditës, pa bashkëhuamarrës apo garantues”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
REL e ka pyetur Shoqatën e Bankave të Kosovës për këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të tekstit, nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Banka Qendrore e Kosovës, ndërkaq nuk evidenton ndaras kredimarrësit e sektorit privat dhe ata në sektorin publik.
Bektashi: Paga minimale ndikon në procesin e kreditimit
Institucionet bankare jo rrallëherë në ueb-faqet e tyre publikojnë oferta për kredi për punonjësit e sektorit publik. Ky sektor numëron rreth 80 mijë të punësuar, por sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 220 mijë punëtorë.
Paga mujore në këtë sektor është më e vogël, nën 350 euro, krahasuar me pagën mesatare në sektorin publik, e cila arrin në mbi 500 euro.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se punonjësit e sektorit privat janë të diskriminuar në procesin e sigurimit të mjeteve kreditore. Një nga arsyet e qasjes në kredi, sipas tij, është vlera e pagës minimale në Kosovë, që është 170 euro.
“Shumë punëdhënës në sektorin privat, për t’i ikur taksave, paguajnë vetëm vlerën e pagës minimale, kurse pjesën tjetër e paguajnë me para të gatshme. Faktikisht, kjo është një pengesë për të punësuarit për të pasur qasje në kredimarrje. Ngritja e pagës minimale në 250 ose 300 euro duhet të ndodhë gjithsesi brenda këtij viti kalendarik”, tha ai.
Paga minimale në Kosovë që nga viti 2011 ka mbetur e pandryshuar. Paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila tani është në pushtet, në programin e saj kishte planifikuar që pagën minimale ta rrisë në 250 euro dhe kjo pagë të përjashtohet nga tatimi në të ardhurat personale.
Kthimi i kredisë nga punonjësit e sektorit publik është më i sigurt
Përveç pagës minimale, arsye tjetër Bektashi përmend edhe rritjen e pagave në sektorin publik për dallim nga sektori privat, që nuk vërehet ndonjë lëvizje sa i përket të ardhurave mujore.
“Arsyet mund të jenë të ndryshme. E para ka të bëjë me periudhën e krizës, që në Kosovë nuk është vetëm periudha e pandemisë, por edhe një periudhë para vitit 2019, ku niveli i pagave në sektorin privat ka mbetur rreth 30 për qind më i ulët se në nivelin e sektorit publik apo 40 për qind në nivelin e ndërmarrjeve publike. Bankat, duke e vlerësuar rriskun e kthimit të kredive, kanë një siguri më të madhe në sektorin publik”, tha ai.
Edhe Ardita thotë se më me dëshirë do të gjente një vend pune në sektorin publik edhe me pagë më të vogël sa merr aktualisht. Ajo ka të përfunduar Fakultetin Juridik, në një nga kolegjet private dhe është në kërkim të një vendi pune në institucionet publike, pikërisht për shkak të zbatimit të kontratës dhe afatit kohor të saj.
“Për shkak të kontratës së punës pa afat të caktuar kohor, pushimet, festat… Kurse në sektorin privat asgjë nuk ka të sigurt, as kredi më nuk të japin”, thekson ajo.
Ndryshe, vlera e kredive në dhjetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë ka arritur në mbi 3.2 miliardë euro. Nga kjo shumë, 1.1 miliard janë kredi familjare kurse mbi 2 miliardë kredi për biznese. Vetëm për tre muajit e parë të këtij viti, janë aprovuar kredi në vlerë 405 milionë euro, me normë mesatare 6.2 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova