LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Lazio dhe Roma ndajnë pikët

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Lazio dhe Roma ndajnë pikët

Roma ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Lazios në udhëtim në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Vendasit patën një mundësi të artë shënimi në minutën e shtatë me Alessio Romagnolin, por Svilar bëri një pritje për t’ia mohuar golin.

Pa gola dhe pa raste të tjera shënimi përfunduan 45 minutat e derbit italian.


Me të filluar pjesa e dytë vendasit kaluan në avantazh pikërisht me golin e Romagnolit, i cili shënoi me kokë në minutën e 47-të për rezultatin 1-0.

‘Giallorossët’ reaguan duke barazuar rezultatin në minutën e 69-të përmes Matias Soules i cili realizoi një euro gol për të vendosur baraspeshën (1-1).

Lazio pati një tjetër rast ideal në minutën e 75-të përmes Pedros, por ishte Svilar ai i cili intervenoi sërish për t’ia mohuar atij golin.

Pas këtij barazimi Roma mban pozitën e shtatë në tabelë me 54 pikë të grumbulluara, teksa Lazio gjendet një pozitë më lartë me 56 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore