LAJMI I FUNDIT:

Nuk ju dhemb qafa për shkak të jastëkut, por për shkak të frymëmarrjes së gabuar

Nuk ju dhemb qafa për shkak të jastëkut, por për shkak të frymëmarrjes së gabuar

Është rrezik nëse kjo pjesë e trupit lëviz derisa flini gjumë

A merrni frymë në mënyrën e duhur? A përdorni muskujt e duhur të frymëmarrjes, veç tjerash, diafragmën? Apo përdorni muskuj të tjerë të cilët kompensojnë punën e tyre?

Frymëmarrja jo e duhur mund të zbulohet lehtë, posaçërisht nëse ju vëzhgon dikush derisa jeni duke fjetur. Ai person duhet të shikojë klavikulat tuaja dhe, nëse ato lëvizin, atëherë këshillohet të ushtroni frymëmarrjen e duhur.


Cilësia e mirë e gjumit, përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe kondicioni, qetësia, madje edhe zvogëlimi i simptomave të alergjisë janë vetëm disa përfitime të cilat do t’ju sjellin këto ushtrime, transmeton Telegrafi.

Shutterstock

Para së gjithash, është e nevojshme që të verifikoni numrin e frymëmarrjeve në minutë – normale është të jenë nga 12 deri në 20. Sa më afër të jemi numrit 12, aq më mirë është për ju.

Nëse numri i frymëmarrjeve është më i lartë, fjala është për frymëmarrje të shpejtuar, por nëse nuk i përdorni muskujt e duhur, atëherë ajo është jo e duhur.

Gjithashtu, duhet matur edhe pauzën kontrolluese – sa mund të përballojë organizmi pa thithur oksigjen.

Për këtë është e nevojshme që të merrni frymë qetë dhe në mënyrë relaksuese dhe të nxirrni frymën, të mbyllni hundët dhe të shikoni në kronometër sa gjatë po qëndroni deri në lëvizjen e parë spontane në fyt dhe në mushkëri.

Nëse është 0 deri në 20 sekonda, bëni pjesë te personat me pauzë kontrolluese të ulët – në zonën e kuqe, nga 20 deri në 40 është zona e verdhë, dhe më shumë se 40 është zona e gjelbër.

Shutterstock

Pasojat e frymëmarrjes së pahijshme mund të jenë:

▪ dhimbje koke të shpeshta,
▪ dhimbje shpine,
▪ lodhje e shpejtë,
▪ frymëmarrje të shpeshta,
▪ fryrje barku,
▪ goja e thatë,
▪ gërhitje,
▪ ulje e cilësisë së gjumit
▪ duar dhe këmbë të ftohta

Ushtrimet e frymëmarrjes mund të bëhen nga të gjithë, përveç personave me anemi, astmë, bronkit dhe obstruksion të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe gratë shtatzëna, nënat me gji dhe fëmijët. Gjithashtu, ato nuk u rekomandohen – pa mbikëqyrje mjekësore – atyre që kanë përjetuar sulm në zemër ose paralizë cerebrale.

Ushtrimi kryhet thjesht. Shtrihuni në shpinë, përkulni këmbët në gjunjë në mënyrë që shtylla kurrizore të jetë plotësisht e lidhur me dyshemenë. Mbështetni kokën në një sipërfaqe më të hollë në mënyrë që qafa juaj të mos jetë e përdredhur. Krahët janë pranë trupit, pëllëmbët e kthyera lart, dhe frymëmarrja është e qetë dhe e barabartë – me diafragmën e ngritur – merr frymë për tre sekonda, nxjerr frymë për gjashtë sekonda. Mjafton ta bëni këtë ushtrim për pesë minuta në ditë dhe kush mundet, duhet ta rrisë kohën deri në dyzet minuta në ditë.

Për qetësimin dhe rënien në gjumë, rekomandohet të merrni frymë përmes vrimës së majtë të hundës (3 sekonda) dhe ta nxirrni nga e djathta (6 sekonda). E kundërta është e vërtetë për zgjimin – merrni përmes vrimës së djathtë të hundës (3 sekonda) dhe nxirreni nga e majta (6 sekonda).

Ushtrimi më i popullarizuar i frymëmarrjes në Amerikë është “boksi”, gjatë të cilit marrja e frymës zgjat 3 sekonda, mbajtja e frymëmarrjes për 3 sekonda, pasuar nga nxjerrja për 3 sekonda dhe mbajtja e frymëmarrjes për 3 sekonda. Vizualisht, ai përfaqësohet nga një shigjetë në të djathtë, pastaj poshtë, majtas dhe mbrapa deri në pikën e nisjes, e cila formon një katror imagjinar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori