LAJMI I FUNDIT:

Nuk janë të rastësishme sulmet çnjerëzore në Rafah, ato janë baza e strategjisë brutale humbëse e IDF-së

Nuk janë të rastësishme sulmet çnjerëzore në Rafah, ato janë baza e strategjisë brutale humbëse e IDF-së

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Vrasja e të paktën 45 palestinezëve në një zonë humanitare pranë Rafahut, shkaktoi zemërimin që tejkalon Lindjen e Mesme. E, megjithatë, ofensiva e Izraelit pritet të vazhdojë, ndërsa disa tanke izraelite – siç thanë dëshmitarët për agjencinë e lajmeve Reuters – janë pikasur të martën në qendër të Rafahut.

Kjo po ndodhë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale [GjNP] kërkoi urdhërarrest për Benjamin Netanyahun dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, së bashku me tre udhëheqës të lartë të Hamasit – që të gjithë për krime të dyshuara lufte.


Pos kësaj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë [GjND] kërkoi që Izraeli të ndalojë sulmin në Rafah dhe, për disa ditë gjatë javës së kaluar, dukej se kishte shenja se Izraeli po përmbahej nga sulmi i gjithanshëm. Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në ShBA, kishte raportuar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po përdorin “më pak fuqi ajrore dhe artileri, dhe më pak bomba më të vogla”, derisa ushtarët pastronin terrenin “në këmbë në zonat urbane”.

Kjo gjendje ka përfunduar me bombardimin e zonës Tal al-Sultan, ku sulmi i IDF-së shkaktoi zjarr të madh në një zonë me tendat e njerëzve të zhvendosur. Netanyahu mund ta përshkruajë sulmin ajror si aksident tragjik, por kjo nuk ndryshon asgjë pas më shumë se shtatë muajve të sulmeve të vazhdueshme izraelite të cilat kanë vrarë rreth 35 mijë palestinezë dhe kanë që plagosur rreth 80 mijë vetë – me rreth 10 mijë njerëz të tjerë të raportuar të zhdukur, të supozuar të vdekur.

Lufta po shkon drejt muajit të nëntë, dhe gjatë kësaj kohe qeveria e Netanyahut vazhdimisht ka deklaruar se Izraeli po përdor forcën që drejtohet kundër Hamasit, jo kundër civilëve, por kjo nuk përkon me zhvillimin aktual të kësaj lufte dhe me të gjithë mënyrën izraelite të luftimit.

Që në fillim, IDF-ja i shtrinte sulmet përtej njësive paraushtarake të Hamasit. Shkollat, spitalet, impiantet e ujit dhe të ngjashmet ishin që të gjitha objektiva të hershme, siç ishin gazetarët, punonjësit e ndihmës dhe stafi mjekësor. Universiteti Islamik është vetëm një nga dy universitetet palestineze (së bashku me Birzeitin në Bregun Perëndimor) që hynë në renditjen botërore dhe që u bombarduan për më pak se një javë gjatë luftës. Që atëherë, çdo universitet në Gazë është shkatërruar ose dëmtuar.

Shkatërrimi i qëllimshëm i infrastrukturës civile është brengë e zakonshme në luftën e sotme urbane, qoftë nga Rusia në Mariupol apo në Grozni, apo nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca në Mosul, por destruktiviteti i dukshëm i mënyrës izraelite të luftës nuk ka krahasim. Ky përdorim i “forcës joproporcionale” mund të paraqes zgjerim të doktrinës Dahija – e cila mendohet të ketë origjinën në një qark të Bejrutit, në luftën e vitit 2006 në Liban kundër Hezbollahut. Kjo i ka rrënjët te pajtimi i IDF-së, rrallëherë i pranuar në publik, se është pothuajse e pamundur të mposhtet rebelimi i ngulitur urban – veçanërisht nëse rebelët janë gati të vdesin për kauzën e vet.

Duke iu rikthyer rrethimit të Bejrutit perëndimor nga IDF-ja në vitin 1982, dhe që është përsëritur në vitin 2006 në Liban dhe në katër luftërat e Gazës që i paraprinë konfliktit aktual, kjo të lë të nënkuptosh se në një operacion kundër rebelimit urban, humbjet izraelite bëhen shumë të larta. Në aspektin politik ato dalin të jenë të papranueshme – edhe nëse humbjet palestineze janë 10 ose 20 herë më të mëdha.

Sipas doktrinës Dahija, forca me kohëzgjatje dhe shpërndarje të madhe kundër popullsisë së përgjithshme civile, përdoret për të arritur dy qëllime të caktuara: i pari është i afatshkurtër – për të minuar mbështetjen për rebelim, me synimin që të bëhen të vështira ndërhyrjet e mëtejshme të Hamasit në Gazë. E dyta është – për të vepruar si pengesë për lëvizjet paraushtarake të çdo lloji, qoftë në Gazë, në Bregun Perëndimor të pushuar apo në Libanin jugor. Për ta thënë troç, ajo që i është bërë Gazës është ajo që do të ndodhë me çdo lëvizje që sfidon sigurinë izraelite atje apo diku tjetër.

Një nga analizat më të qarta të doktrinës gjendet në domenin publik: Forca disproporcionale: Koncepti i Izraelit në reagim, në spektrin e Luftës së Dytë të Libanit. Botuar nga Instituti i Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare – në vitin 2008, dy vjet pas Luftës së Dytë të Libanit – detajon funksionimin e politikave, por kjo është e vështirë të pajtohet me masakrën, shkatërrimin dhe vrasjet e luftës aktuale.

Për të kuptuar këtë dhe pse Netanyahu ende ka mbështetje të mjaftueshme për ta vazhduar luftën, duhen njohur dy elementë të tjerë. Njëri është ndikimi i vazhdueshëm i sulmit të Hamasit në vitin e kaluar. Edhe me numrin e tmerrshëm të vdekjeve palestineze – që atëherë – humbjet izraelite më 7 tetor ende e tronditin, deri në palcë, shoqërinë izraelite.

Për dekada me radhë, Izraeli ka ekzistuar në një kontradiktë sigurie: në dukje i pathyeshëm, por vazhdimisht i pasigurt për shkak të konfliktit bazik mbi tokën dhe njerëzit. Ky “kurth i pasigurisë” do të vazhdojë pafundësisht, nëse nuk mund të arrihet zgjidhja e drejtë me palestinezët. Për më tepër, Izraeli mund ta shohë veten si demokraci, por nëse merret parasysh i gjithë territori i kontrolluar nga Izraeli, është popullsia johebreje e atij “Izraeli të madh” që tani ka shumicë të përgjithshme të votave.

Elementi i dytë është se lufta po shkon keq për izraelitët. Pavarësisht përdorimit masiv të forcës nga IDF-ja dhe shkatërrimit të pjesës më të madhe të Gazës, Hamasi po mbijeton dhe po vazhdon të rimarrë veten. Dështimi i IDF-së u bë i qartë disa muaj më parë, por qeveria e Netanyahut nuk ka ku të shkojë, ndërsa Bideni ende nuk po e ndërmerr hapin e vetëm kryesor për të ndërprerë të gjitha dërgesat e armëve për Izraelin. Për sa kohë që ShBA-ja, dhe në të vërtetë edhe Britania, refuzojnë të pranojnë vendimet e GjNP-së dhe GjND-së, Netanyahu mund të mbijetojë.

Ekziston një shenjë shpresëdhënëse: dalëngadalë, por sigurt, po ndryshon disponimi publik në Izrael – siç raportuan dje Bethan McKernan dhe Quique Kierszenbaum në The Guardian. Pas sulmit të Hamasit të tetorit të kaluar, 70 përqind e izraelitëve mendonin se lufta duhet të vazhdojë deri në eliminimin e Hamasit, por sondazhi i fundit zbuloi se 62 përqindëshi tani mendojnë se kjo është pamundur. Izraeli mbetet shoqëri thellësisht e polarizuar, por kjo do të thotë se ekziston mundësia që përfundimi i luftës mund të vijë nga brenda. /Telegrafi/

(Autori është profesor emeritus i studimeve të paqes në Universitetin e Bredfordit)

Izraeli po dështon në luftën kundër Hamasit, por Netanyahu dhe qeveria e tij këtë kurrë nuk do ta pranojnë
Lexo po ashtu Izraeli po dështon në luftën kundër Hamasit, por Netanyahu dhe qeveria e tij këtë kurrë nuk do ta pranojnë
Si do të zhvillohet pushtimi tokësor i Gazës dhe pse Izraeli do të dështojë
Lexo po ashtu Si do të zhvillohet pushtimi tokësor i Gazës dhe pse Izraeli do të dështojë

Në trend

Më shumë
U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë

U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë

Magazina
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait

Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait

Magazina
Kalo në kategori