LAJMI I FUNDIT:

“Nuk iu bind” urdhrave të policisë së Arizonës, 35-vjeçari rrahet brutalisht – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

“Nuk iu bind” urdhrave të policisë së Arizonës, 35-vjeçari rrahet brutalisht – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Stacioni policor i qytetit Messa në Arizonë ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihen policët duke goditur me grushta dhe shqelma Robert Johnsonin, 35-vjeç, të cilin më pas e përplasin për tokë dhe e prangosin, raporton New York Times.

Videoja që zgjat 20 minuta dhe që është shpërndarë në rrjetet sociale, fillon me daljen e një polici nga ashensori, i cili e ndal Johnsonin dhe Eric Reyes për t’i marrë në pyetje, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu tre minuta më vonë, shfaqen edhe tre policë tjerë që e rrethojnë Johnsonin edhe pse nuk shfaqte shenja agresiviteti. Megjithatë, duhet marrë parasysh se videoja nuk ka audio, dhe për këtë nuk dihet se çfarë biseduan gjatë asaj kohe.


Kamerat e sigurisë më pas tregojnë se si policët e prangosin Johnsonin dhe i lidhin këmbët. Ndërsa në minutën e 11-të, derisa po e fusnin në ashensor, njëri prej policëve ia përplas kokën në derën e ashensorit. Dhe sikur kjo të mos u mjaftonte, ata e rikthejnë në tokë, duke e detyruar të qëndroj aty edhe për disa minuta.

Pamjet ndërpriten kur ia lidhin një peshqir të bardhë në gojë dhe e fusin në ashensor. Sipas informacioneve të para, Johsnon më vonë është akuzuar për sjellje të pahijshme, ndërsa policia ishte telefonuar nga një grua e cila kishte deklaruar se Reyes është munduar të futet me dhunë në apartamentin e saj.

Policia e Arizonës fillimisht është munduar ta arsyetoj veprimin e zyrtarëve policorë, duke thënë se Reyes nuk është rrahur pasi i është bindur urdhrave të policisë, ndërsa Johnson jo.

“Kjo video nuk tregon punën e përditshme që e kryejmë. Edhe ata janë njerëz dhe në shikim të parë gjithsesi se duket si një gabim. Punë  juaj dhe e imja është të gjejmë përgjigjet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, ka deklaruar rreshteri Ramon Batista. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori