Xhudistet, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, nuk e kishin ditën e tyre. Kampionet tona nuk arritën të fitojnë medalje në ditën e parë të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Nora Gjakova (-57 kg), humbi luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit, nga japonezja, Haruka Funakubo.


Kampionia e Evropës, Gjakova, në përgjithësi shënoi katër fitore.

nora gjakova

Distria Krasniqi, fitoi luftën e parë, kurse u ndal në raundin e dytë nga ukrainasja, Daria Bilodid, kampione e Evropës për vitin e kaluar.

Krasniqi garoi në kategorinë -48 kg, me të cilën synon të fitojë normën Olimpike Tokyo 2020, pasi në kategorinë -52 kg është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, dhe një shtet nuk mund të dërgojë në Lojëra Olimpike me dy garuese të të njëjtës kategori.

37915428 2155944961144198 305371242737696768 n

Kjo ishte garë për pikë kualifikuese për Tokyo 2020, prandaj edhe morën pjesë garuesit më të mirë në botë. Nesër garon Akil Gjakova (-73 kg), të cilit u urojmë suksese. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app