Presnel Kimpembe nuk e ka harruar vendin e tij të origjinës, Republikën Demokratike të Kongos.
Zëvendës-kapiteni i Paris-Saint-Germain aktualisht po organizon një aksion bamirësie për të mbështetur fushatën e vaksinimit ndaj fruthit.
Si një nga kapitenët e skuadrës franceze, Presnel Kimpembe mban gjithmonë një sy në vendin e origjinës.
Kongolez nga i ati dhe Haitian nga nëna e tij, mbrojtësi i Gjelave dhe Paris-Saint-Germain donte të bënte një “diçka të vogël” për Republikën Demokratike të Kongos.
27-vjeçari aktualisht po organizon një rishitje të artikujve që ai ka veshur tashmë dhe ka autografuar në Vinted në mënyrë që të mbledhë fonde për shoqatën “Médecins Sans Frontières” (Mjekët pa Kufij).
Shumat e mbledhura do të përdoren për të mbështetur fushatën e vaksinimit kundër fruthit, një sëmundje që prek aktualisht vendin afrikan. /Telegrafi/
Avec @vinted , @MSF et @strong3r_asso je mets en vente quelques pièces signées de mon vestiaire. Tous les fonds récoltés serviront à financer des vaccins pour endiguer l’épidémie de Rougeole qui touche les enfants en RDC. MERCI pour eux
C'est ici https://t.co/3h45xEVSSa pic.twitter.com/w7ormsFTAR— Presnel Kimpembe (@kimpembe_3) July 22, 2022