LAJMI I FUNDIT:

Kur në të vërtetë kishte mbërritur COVID-19 në Evropë?

Kur në të vërtetë kishte mbërritur COVID-19 në Evropë?

Për shkak të një rasti me COVID-19 në Francë – që ka ndodhur qysh në dhjetor – shtrohen pyetje të shumta lidhur me fillimin e pandemisë dhe përhapjes së coronavirusit.

Në fakt COVID-19 është zbuluar në një mostër të “vjetër” të një personi që vuante nga inflamacioni në mushkëri, transmeton Telegrafi.

Tani OBSH po kërkon që edhe në vendet tjera të analizohen mostrat e vjetra të rasteve me inflamacion në mushkëri, që janë kontrolluar në fund të vitit të kaluar.


“Mund të konstatohet se pacientët që janë konsideruar si të sëmurë nga ndezja e mushkërive – në fakt kanë qenë raste të hershme të COVID-19”, ka bërë të ditur se zëdhënësi i OBSH-së, Kristian Lindmayer nga Gjeneva për ARD.

Nëse do të vinte deri te zbulimi i rasteve tjera, kjo do të ndihmonte botën të ketë një “pasqyrë më të qartë” të epidemisë. Autoritetet kineze kishin njoftuar OBSH-në për herë të parë më 31 janar për sëmundjen që sulmon mushkëritë.

Deri më tani është besuar se COVID-19 kishte mbërritur në Evropë në janar. Rasti i parë pozitiv me coronavirus ishte regjistruar në Francë më 24 janar.

Megjithatë një studim i publikuar të hënën nga një grup shkencëtarësh francezë, thuhet se ndoshta në fund të vitit të kaluar ishin lajmëruar rastet e para.

Një spital në Francë ka përsëritur testimin e mostrave të vjetra të pacientëve me ndezje të mushkërive. Është zbuluar se më 27 dhjetor një burrë ishte shëruar që kishte vuajtur nga COVID-19.

Zëdhënësi i OBSH-së, Lindmayer thotë se rezultatet e studimit janë për t’u befasua.

“Me rastin e zbuluar me COVID-19 në dhjetor, kemi një pasqyrë krejt tjetër të epidemisë. Të dhënat do të mund të ndihmonin të kuptojmë më mirë këtë sëmundje”, ka shtuar Lindmayer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori