Jo, nuk është fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Sulmi i raketave në Siri dhe kryeqytetin Damask ka përfunduar dhe tashmë shihet ajo që ishte kuptuar prej ditësh, që kur në mënyrë impulsive, Donald Trump kishte paralajmëruar një sulm “brenda 24 ose 48 orësh”: ushtria amerikane dhe rusët ishin kujdesur për një “dekonfliktizim”, pra të shmangnin kushtet e një konflikti të drejtpërdrejtë.
Në planet e parashtruara nga Trump në orën 21:00, sipas kohës së Washingtonit, dhe konfirmuar nga Londra dhe Parisi, synimi është që të përsëriten këto sulme në distancë, duke u kujdesur shumë për të shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me aeroplanë ose trupa ruse, që tani kanë mbushur Sirinë dhe kanë kontrollin e vërtetë të forcave të armatosura siriane.
Sulmi pra është demonstrues, një operacion “frenimi”, siç ka thënë Theresa May, kundër përdorimit në të ardhmen të armëve kimike nga ana e diktatorit – përbindësh e quan Trumpi – Bashar Assad, duke marrë të mirëqenë që janë përdorur vërtetë.
Eshtë ai lloj operacionesh ushtarake që është përdorur tashmë në të kaluarën, me asnjë rezultat tjetër përveç shtimit të pranisë së forcave ruse dhe iraniane, në mbështetje të Assadit.
Por në paqartësinë e objektivave strategjike, në mungesën totale të rezultateve konkrete që mund të shfrytëzohen për të zgjidhur lëmshin e përgjakur sirian, fushata ajrore e kërkuar nga një president amerikan që kishte nevojë urgjente për një shpërqëndrim, me qëllim që të dilte prej kafazit të hetimit që po i shtrëngohet si lak përreth fytit, gjendet edhe rreziku i madh i këtij operacioni.
Rreziku është incidenti, i paparashikuar, raketa “idiote” që godet një repart rus, një bazë iraniane, një bazë ajrore me mjete ruse apo, e kundërta, raketa kundërajrore ruse që rrëzon një avion amerikan apo anglez, ose godet një anije.
Planifikuesit e kësaj fushate janë përpjekur të minimizojnë rreziqet duke përdorur raketa të lëshuara nga anijet, apo avionët larg prej qiejt apo ujërat siriane, si dhe kanë bërë premtime për të shmangur dëmet kolaterale, domethënë vrasjen e civilëve. Por vetëm dy rezultate mund të dalin nga këto aventura: asgjë, duke e lënë Assadin në mburojën e rusëve, që SHBA nuk guxojnë ta sulmojnë. Apo incidenti, shkëndija që askush nuk e do.
Historia ka një listë të gjatë luftërash të nisura “rastësisht”. Dhe operacioni, sipas Pentagonit, mund të rifillojë. Dhe rreziku i të paparashikuesmes rritet. / La Repubblica – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t'i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk