Një kështjellë gjigante e përrallave të ditëve moderne është ndërtuar në Poloni - por e zuri kombin në befasi.

Ndërtimi i kështjellës misterioze të Stobnicës filloi në vitin 2015, por nuk kishte asnjë publicitet rreth objektit dhe opinioni i gjerë në Poloni nuk ishte i informuar për të derisa fotografitë e strukturës së madhe u bënë virale në vitin 2018.


1 110

Sot, kështjella është pothuajse e përfunduar, me fotot që tregojnë se është një pamje befasuese për t'u parë, transmeton Telegrafi.

2 29

Stobnica përmban kulla mahnitëse dhe mure të mëdha guri. Aktualisht është mbi 70 metra e lartë dhe rreth 200 metra  e gjatë, sipas faqes së saj të internetit.

3 18

Kalaja është e vendosur në një ishull artificial, të krijuar si pjesë e ndërtimit të saj, në periferi të pyllit Notecka në Poloninë Perëndimore, rreth një orë larg nga Poznan.

4 10

Ndërsa vetë kështjella është ende një kantier ndërtimi, vizitorët mund të eksplorojnë zonën përreth. Biletat janë të disponueshme për t'u blerë për shtigjet aty pranë në faqen e internetit të kështjellës, duke filluar nga 6.5 euro.

5 8

Gjatë udhëtimit, vizitorët mund të ecin nëpër 'Shtegun Edukativ Pyjor të Kështjellës së Stobinicës' dhe të vlerësojnë nga afër arkitekturën e mrekullueshme të saj. /Telegrafi/