LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e dija që një njeri mund të ishte kaq i lig!” (Foto,+16)

“Nuk e dija që një njeri mund të ishte kaq i lig!” (Foto,+16)

Duke mos patur mundësinë që të dëshmonte në gjyqin e ish – të dashurit të saj, për natën që ky e fundit i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, një grua nga Ohio thërriti median në dhomën e spitalit ku qëndron, për të rrëfyer tmerrin që ka përjetuar.

Të hënën, 41 – vjeçari Michael Slager u dënua me 11 vite burg për sulmin e tmerrshëm të ndodhur në gusht të 2015–ës, ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Judy Malinowski.


33 – vjeçarja, e cila përgjatë 16 muajve ka qëndruar në spital nën kujdesin e mjekëve, ishte betuar se do të dëshmonte kundër Slager, megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas planit.

Duke folur nga shtrati i spitalit për gazetarët, ajo kujtoi momentin e tmerrshëm, kur Slager, pas një zënke në një karburant në Gahanna, Ohio, i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, përcjell tvklan.al. Ajo rrëfeu se shikimi në sytë e tij në ato momente ishte “djallëzi e pastër”.

“Nuk më shkonte kurrë ndërmend që një njeri mund të ishte kaq i lig, kaq djallëzor. Ai qëndroi duke më parë dhe nuk bëri asgjë”.

Slager kishte treguar gjithnjë versionin se i kishte vënë flakë Malinowskit aksidentalisht, teksa po përpiqej të ndizte një cigare, ndërsa avokati pretendoi se klienti i tij kishte pësuar djegie duke u përpjekur për të shuar zjarrin.

Megjithatë, këto pretendime u hodhën poshtë nga gjykatësi, i cili i tha: “Nuk kam asgjë për t’i thënë një njeriu si ty. Dukesh si një njeri që në të vërtetë nuk ka shpirt”.

Sulmi e la nënën e dy fëmijëve me djegie të gradës së 4 dhe të 5 në më shumë se 80 për qind të trupit dhe i kushtoi asaj 2 gishta dhe të dy veshët, që u shkrinë nga zjarri.

Aktualisht, Malinowski merr frymë nëpërmjet ventilatorit, nuk mund të ecë dhe mezi flet. Deri më tani, ajo i është nënshtruar më shumë se 50 ndërhyrjeve dhe mjekët shprehen se ka pak gjasa që t’ia dalë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Evropa
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Evropa
Kalo në kategori