Xhuli Nura nisi një njohje me banorin e ri të Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xharavina.
Ata ishin të afërt me njëri-tjetrin që në ditët e para dhe madje krijuan një romancë që rezultoi të ishte jetësh shkurtër.
Prej javësh Xhuli ka rrëfyer për një njohje me një person që ka lënë jashtë shtëpisë së famshme dhe rikthimi i kësaj historie ka bërë që Atdhue të ndërpresë marrëdhënien me të.
Në spektaklin e natës së mbrëmshme (e premte), Atdheu u shpreh se heq dorë nga lidhja me Xhulin pasi ka dyshime që historia me personin që ajo ka lënë jashtë dyshon se do të vazhdojnë menjëherë pasi ajo të dalë nga BBVK.
Ndërkohë, Xhuli ndonëse tha se e respekton vendimin e tij, ajo sot ( e shtunë) është parë e përlotur teksa fliste me Artën.
“Më shumë kam qëndruar me Atdheun këtu se me atë nuk kam bashkëjetuar, unë po bashkëjetojë me ju, po më dhimbset fakti që jam dhënë shumë pas tij dhe po e lëndoj veten, nuk po më pëlqen kjo se unë jam grua e fortë dhe të më shkatërrohet loja për një mashkull, nuk është vetëm lojë kjo, janë ndjenjat e mia, zemra ime, nuk dua as të më shohin duke qarë se mërziten familja, unë i kam fajet askush tjetër, kam ardhur për lojë e jo me mendua diçka më shumë, ai ka ardhur për lojë, i kam patur dyshimet nga fillimi, jam grua e fortë, nuk kam nevojë për një mashkull në jetën time, shumë mirë jam pas askënd, nuk dua ta shoh, shpresoj që del sa më shpejt, nuk e dua këtu”, u shpreh Xhuli.
Mbetet të shihet se si do të rrjedh historia e tyre përderisa gjenden akoma brenda shtëpisë së famshme.
Ndërkohë, kujtojmë që e eliminuara e radhës ishte Himena Sherifi. /Telegrafi/