Drita prej ditësh ndodhet në Antalya të Turqisë, me ç’rast po vijon me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.
Madje, në njërën nga ndeshjet që do ta zhvillojnë në tokën turke, ‘bardhekaltërit’ kanë mundësinë për ta fituar trofeun e Superkupës, pasi që luajnë ndaj Prishtinës.
Skuadra e Ardian Nuhiut është duke u përgatitur për stinorin pranveror dhe për këtë ndeshje, megjithëse jo në formën optimale.
Në një prononcim për Gazetën Sheshi, tekniku i gjilanasve ka theksuar se skuadra po punon mirë, ndërkohë që ka theksuar dy mungesat e vetme për këtë ndeshje.
“Më gëzon fakti që faza përgatitore po kalon shumë mirë dhe pa dëmtime. Të dëmtuarit ngadalë po futen me grupin. Cuculi ka filluar me grupin me një kujdes të vogël, ndërkohë që po presim sinjalin nga stafi mjekësor edhe për Malokun për t’u bashkuar me grupin. Këtu kemi gjetur kushte të jashtëzakonshme për punë dhe po mundohemi të bëjmë maksimumin”.
“Gjithçka deri më tani ka ecur sipas plan programit, futbollistët po marrin ngarkesën e duhur nëpërmjet stërvitjeve dhe ndeshjeve kontrolluese që do t’i kemi”, theksoi fillimisht Nuhiu.
Tekniku shkupjan u ndal të flas për përballjen me Prishtinën, derisa theksoi se futbollistët e tij në këtë përballje do të luajnë për “Intelektualët”.
“Është një ndeshje historike, pasi që për herë të parë po zhvillohet jashtë vendit. Presim një përballje të fortë me Prishtinën. Nuk jemi në maksimumin e përgatitjes, pasi që ndodhemi në fazën e parë të përgatitjeve, por kjo ndeshje i motivon futbollistët për të dhënë maksimumin. Dy skuadrat kanë cilësi, ndaj pres një ndeshje të mirë”.
“Përderisa e kemi mundësinë ne duhet ta shfrytëzojmë. Futbollistët do të japin maksimumin për tifozët tanë (“Intelektualët”)”, përfundoi Nuhiu.
Kujtojmë që Drita dhe Prishtina do të përballen në finalen e Superkupës së Kosovës të shtunën më 23 janar me fillim nga ora 12:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?