Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Deçiqit në kuadër të Conference League.

Bardhekaltrit për mrekulli përmbysën rezultatin, duke fituar në fund me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”


I kënaqur me fitoren u shpreh edhe kryetrajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu, i cili megjithatë theksoi se ende nuk ka përfunduar asgjë.

214747807 3928852427243453 2891469783422066408 n

“E filluam ndeshjen shumë lehtë dhe pësuam. Por futbollistët treguan karakter, ata kanë bërë shumë për të marrë fitoren dhe me meritë e arritëm”.

“Kundërshtari shumë vështirë thyhet, ka pranuar shumë pak gola. Në krijuam shumë raste dhe dominuam”.

“Do të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ende nuk ka përfunduar asgjë do të jetë shumë vështirë” deklaroi Nuhiu.

Screenshot 24 1

Drita pas kësaj fitore e pret me qetësi ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet me 15 korrik. /Telegrafi/

telegrafi sport app