LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu flet për finalen e humbur: Prishtina ishte më e mirë se ne

Nuhiu flet për finalen e humbur: Prishtina ishte më e mirë se ne

Drita ka shpërdoruar mundësinë për ta fituar edhe një trofe, derisa humbi finalen e Superkupës përballë Prishtinës në Antalia të Turqisë 3-1.

Trajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, theksoi pas ndeshjes se kjo humbje do të jetë një leksion i mirë për ekipin e tij dhe se duhet të bëhen gati për kampionat, pasi që do të jetë një garë e zjarrtë.

Tekniku shkupjan e pranoi se kundërshtari i tyre Prishtina ishte më i mirë se ata në këtë sfidë.


“Kundërshtari ishte më i mirë se ne, këtë duhet pranuar. Megjithëse kishim një iniciativë në pjesën e dytë, nuk rrezikuam shumë, kjo edhe falë meritës së kundërshtarit”.

“Është ndeshja e parë në fazën përgatitore dhe u pa edhe lodhja te futbollistët”.

“Por, ne duhet të mësojmë shumë nga kjo humbje, pasi që na pret një kampionat i zjarrtë”, deklaroi Nuhiu.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Drita do t’i zhvillojë edhe tri duele të tjera kontrollues ndaj kundërshtarëve nga Rusia dhe Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Mourinho emëron lojtarin e 'ëndrrave' që do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij

Mourinho emëron lojtarin e 'ëndrrave' që do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij

Ndërkombëtare
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Superkupa e Italisë: Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën

Superkupa e Italisë: Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën

Serie A
Kalo në kategori