Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare, por edhe befasitë.

Denver Nuggets ka marrë fitore ndaj Sacramento Kings me rezultat të ngushtë 130:129 duke triumfuar në ndeshjen e tretë radhazi.

Nuggets e filluan mirë ndeshjen ku në çerekun e parë krijuan epërsi prej 20 pikësh 21:41, por që Kings pastaj u rikthyen fuqishëm dhe fundi u bë dramatik me Nuggets që fituan për një pikë epërsi.


Nikola Jokic ishte më efikasi te skuadra fituese me 20 pikë, 14 kërcime dhe 13 asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe fundori  Jamal Murray, i cili shënoi 28 pikë.

Sabonis ishte më i miri për Kings me një performancë double-double prej 28 pikësh dhe 14 kërcimesh, ndërsa Fox shënoi 29 pikë.

Rezultatet:

Detroit Pistons - Miami Heat 125:124

Charlotte Hornets - Philadelphia 76ers 108:121

Toronto Raptors - Chicago Bulls 121:122

Brooklyn Nets - Cleveland Cavaliers 101:130

Sacramento Kings - Denver Nuggets 129:130

LA Clippers - Utah Jazz 144:107

telegrafi sport app