LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, i lidhur ngushtë me Gjykatën Speciale! (Video)

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, i lidhur ngushtë me Gjykatën Speciale! (Video)

Qeveria e Kosovës i’a ka vazhduar punën EULEX-it, edhe për dy vite të tjera. Mandati i ri i tij do të jetë vetëm monitorues dhe këshilldhënës në rastet gjyqësore.

Anton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, thotë për RTV Dukagjinin se arsyeja e vazhdimit të punës së EULEX-it lidhet direkt me fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

“Arsyeja pse i është vazhduar mandati misionit të EULEX-it edhe për dy vite, është direkt e lidhur me fillimin e punës së Gjykatës Speciale”, shprehet Anton Nrecaj, përcjell Telegrafi.


Sipas tij, mosefikasiteti i institucioneve vendëse të drejtësisë në arrestimin dhe gjykimin e personave të akuzuar për krime lufte, do të bëjë që EULEX-i të ketë detyrën e arrestimit të personave që mund t’iu ngriten akuzat.

“Është misioni i EULEX-it, i cili do ta merr përsipër këtë pjesën e ndalimeve, arrestimeve dhe gjithë kësaj faze paraprake, para se të fillojë gjykimi ndaj personave me aktakuza për krime lufte”, ka thënë Nrecaj.

Miftaraj: Eulex i sukseshëm, vetëm nëse do të ketë staf të ri

Ndërkaq, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se një mënyrë e mirë që vazhdimi i i mandatit të EULEX-it të jetë i sukseshëm është ndërrimi i stafit dhe sjellja e njerëzve të rinj.

“Ne mendojmë se e vetmja mënyrë që ky mision edhe këtë komponent ta kryente në mënyrë të paanshme është që të sjellë personel të ri që nuk ka qenë më parë në Kosovë. Ne dyshojmë që personeli aktual do të jenë mjaftueshëm të pavarur pasi janë të familjarizuar me politikanë dhe grupe të interesit në Kosovë”, ka thënë Ehat Miftaraj./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2224820064211403/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori