Novak Gjokoviç po akuzohet sërish, dhe tani në Australian Open ku duket se ka thyer rregullat e turneut.
Janë shfaqur pamjet tenistit serb duke marrë pijen misterioze gjatë fitores së tij të mundimshme ndaj francezit Enzo Couacaud në raundin e dytë.
Ajo erdhi gjatë një ndeshjeje ku ai dorëzoi setin e dytë dhe kishte nevojë për një pushim mjekësor apo për të shtuar energjitë e tij në një pijë të dyshimtë, përpara se të shkonte drejt fitores.
Ekipi i tij shihet duke vendosur një etiketë në shishen e ujit përpara se t’ia jepte një zyrtari të turneut për t’ia dorëzuar Gjokoviçit në fushë.
Ai shihet duke e lexuar me kujdes se çfarë shkruhej në etiketë kur mori shishen.
Pamjet kanë ngritur shqetësime se serbi dhe ekipi i tij mund të kenë thyer rregullat rreth suplimenteve të dyshimta që konsumojnë gjatë turneut.
Yjet lejohen të komunikojnë verbalisht me ekipin e tyre vetëm kur janë në të njëjtën anë të fushës. Nëse janë në anët e kundërta, duhet të përdoren sinjale – që ishte rasti kur u filmuan pamjet e Gjokoviçit.
Është hera e tretë në gjashtë muaj që tenisti serb ka polemika me zgjedhjen e pijes së tij në një turne tenisi.
Incidenti vjen pasi Gjokoviç pësoi një humbje shokuese ndaj adoleshentit danez Holger Rune në Masters në Paris në nëntor, pas së cilës një video e fizioterapistit të tij duke i përzier atij një pije dominoi titujt kryesorë.
I would very much like to know what was in this bottle. It certainly wasn’t liquid, and he gestured to his coach before inhaling it. Very odd. pic.twitter.com/bBG62BOMFh
— Damian Reilly (@DamianReilly) July 5, 2022
Fizioterapeuti u kap nga kamera duke përzier një pije misterioze në tribuna përpara se t’ia dorëzonte një djaloshit që mbledh topat për t’ia kaluar serbit. Një tjetër anëtar i ekipit të Gjokoviç përdori shpinën për të mos lejuar kamerat të marrin pamje se çfarë kishte në shishe.
Para kësaj, ai tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq duke konsumuar një substancë nga një shishe uji në Kampionatin Wimbledon.
Kur u pyet se çfarë kishte në shishet e pijeve, Gjokoviç u përgjigj vetëm: “Ilaç magjik”. /Telegrafi/
Novak Djokovic's entourage turn very shady after the cameras capture them mixing up some of his Special Stuff.
Asked previously what's in the bottle, Djokovic would only say "a magic potion my physio prepares in his lab". pic.twitter.com/1THHJp7AV8
— The Upshot (@UpshotTowers) November 7, 2022
https://twitter.com/VideoGod3/status/1617358501030006784