LAJMI I FUNDIT:

Nova Y90, telefoni i ri nga Huawei me kamerë prej 50MP

Nova Y90, telefoni i ri nga Huawei me kamerë prej 50MP

Huawei prezantoi në ueb-sajtin e saj një telefon të ri, nova Y90. Telefoni i ri ka një ekran të madh, kapacitet të mjaftueshëm të baterisë me mbushje të shpejtë, dhe një çip Snapdragon 680 LTE.

GSMArena shkruan se paneli i përparshëm përbëhet nga ekrani 6.7 inç LCD me rezolucion FULL HD+. Mbështet shpejtësinë e rifreskimit me 90hz dhe shpejtësinë e reagimit ndaj prekjes me 270hz. “Vrima” në qendër i takon kamerës “selfie” me sensor prej 8MP dhe lente f/2.0.

Kamera kryesore me lentën f/1.8 dhe sensor prej 50MP që gjendet në pjesën e pasme të telefonit përkrah saj ka edhe dy kamera prej 2MP për makro fotografi dhe fotografi “të thellë”. Janë të montuara në formë ovale dhe kanë një blic të vetëm LED, transmeton Telegrafi.


Huawei nova Y90 ka bateri prej 5,000mAh e cila e mbështetë rimbushjen e shpejtë prej 40W, ndërsa kompania tha se mund të arrijë rimbushje për 50 për qind në vetëm 30 minuta.

Në anën tjetër nuk është bërë me dije se në cilin version të sistemit operativ Android do të mbështetet ky telefon, ndërsa si softuer e ka të instaluar sistemin EMUI 12.

Ndërsa Sistemi për Shpërndarjen e të Dhënave përmes Huawei Computer Manager i mundëson telefonit që të bëjë lidhjen dhe transferimin e të dhënave pa kabllo me laptopët Matebook. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori