LAJMI I FUNDIT:

Nothing paralajmëron një produkt të ri – çfarë mendoni se është?

Nothing paralajmëron një produkt të ri – çfarë mendoni se është?

Nothing ka paralajmëruar  një produkt të ri – por nuk dihet ende se çfarë është.

Në fakt, njoftimi është publikuar në rrjetin social X, dhe fotografia shoqëruese mund të përfaqësojë çdo gjë – nga telefoni, tableti, kufjet Bluetooth.

Kujtojmë se vitin e kaluar pamë Nothing Phone (1) dhe Nothing Phone (2), ndaj shumë njerëz mendojnë se është shumë herët për modelin e tretë të serisë, transmeton Telegrafi.


Komentuesit përmendin se mund të jetë një tabletë, por kjo kompani asnjëherë nuk ka dhënë asnjë indikacion se do të merret me tableta.

Siç shkruan ueb-faqja GSM Arena, nëse rezulton të jetë një telefon, do të jetë një pajisje me një dizajn mjaft të fortë për shkak të vidave që shihen në foto – në planin afatgjatë, mund të duket kështu për shkak të dizajnit të pazakontë për të cilin Nothing njihet.

Hidhini një sy dhe na tregoni – çfarë mendoni, për çfarë bëhet fjalë? /Telegrafi/