Kroacia ka shënuar fitore ndaj Marokut me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës Katar 2022.

Josko Gvardiol dhe Mislav Orsic i shënuan golat për Kroacinë, ndërsa golin e nderit për Marokun e shënoi Achraf Dari.


Lojtari më i vlerësuar në fushë ishte Hakim Ziyech me notën 7.7.

Te Kroacia më të dalluarit ishin Orsic me 7.6 dhe Mateo Kovacic me 7.5.

Lojtari më i dobët në fushë ishte Abdelhamid Sabiri me notën 5.9.

Notat e lojtarëve të Kroacisë dhe Marokut

/Telegrafi/

telegrafi sport app