Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A duke marrë pikë të plota ndaj Sassuolos.
Duke qenë skuadra më e mirë në fushë, me tre gola të shënuar dhe asnjë të pranuar, Zonja e Vjetër ka marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vizitor.
Dusan Vlahovic (8.7) ka marrë notën më të lartë në ndeshje i ndjekur nga portieri Mattia Perin (8.4) dhe debutuesi Angel di Maria (7.8).
Domenico Berardi (7.6) është veçuar te mysafirët, derisa faza mbrojtëse me portierin Andrea Consigli nuk e kryen detyrën siç duhej.
Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në ndeshjen Juventus 3-0 Sassuolo. /Telegrafi/