Gjeorgjia ka mposhtur Portugalinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të grupit F në Euro 2024, për të kaluar tutje në mesin e 16-të më të mirave.

Khvicha Kvaratskhelia dhe Georges Mikautadze shënuan golat në këtë fitore historike të tyre.


Sipas SofaScore, Gjeorgjia ishte skuadër më e mirë me notën e përgjithshme 7.05, ndërsa Portugalia u vlerësua me notën 6.89.

WhatsApp Image 2024 06 26 at 11.01.26 PM

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Khvicha Kvarat­skhelia me notën 7.9, duke u shpallur lojtar i ndeshjes.

Pas tij ishte portieri Giorgi Mamard­ashvili, që u vlerësua me notën 7.8, pasi bëri disa pritje shumë të mira.

Screenshot 2024 06 26 225401

Cristiano Ronaldo i cili startoi në këtë takim, ishte prej më të dobëtëve në fushë me notën 6.3.

Notat e lojtarëve të Gjeorgjisë dhe Portugalisë

/Telegrafi/

telegrafi sport app