LAJMI I FUNDIT:

Nokia: Tregu kërkon telefona me tastierë QWERTY

Nokia: Tregu kërkon telefona me tastierë QWERTY

Telefonat me ekranet e ndjeshme në prekje kanë marrë përsipër pjesën më të madhe të tregut gjatë viteve të fundit, por kjo nuk do të thotë që sot nuk ka turma njerëzish të cilët këmbëngulin se modelet me tastierë të plotë QWERTY janë më të mirë.

Sipas sondazhit të fundit të publikuar nga Nokia, thuhet se në treg ka edhe shumë përdorues të telefonave që dëshirojnë telefona më ndryshe nga ato që ne jemi duke i përdorur sot. Sondazhi i Nokia’së është bërë për të përcaktuar se çfarë modele të telefonave preferojnë lexuesit në blogun e kompanisë.

Siç rezulton, përdoruesit kanë zgjedhur mes telefonave me tastierë të plotë QWERTY, modeleve me ekran të ndjeshëm në prekje, tastiera me numra ose komandë me zë, ku 48,64% e tyre preferojnë modelet QWERTY, 34,69 për qind preferojnë modelet me ekran të ndjeshëm në prekje, dhe 8,91%, përkatësisht 7,75% votuan për modelet me numra dhe komandën me zë. / Telegrafi /