NLB MUZA hap thirrje ndërkombëtare për anëtarësim në Këshillin Artistik!

NLB MUZA, Instituti për Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore i themeluar nga NLB në prill 2020, po hap thirrje ndërkombëtare për aplikime për anëtarësim në Këshillin Artistik.
Ky Këshill do të luajë një rol kyç në:
-Përcaktimin e drejtimeve strategjike
-Konceptet kuratoriale
-Përmbajtjen e programit në fushën e artit bashkëkohor
Kush mund të aplikojë?
Kuratorë me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe drejtorë të galerive/muzeve të artit bashkëkohor me ekselencë profesionale dhe aftësi udhëheqëse.
Aplikimi duhet të përfshijë:
-CV + lista e ekspozitave, botimeve dhe projekteve
-Letër motivimi me vizionin për zhvillimin e artit bashkëkohor
-Të paktën dy referenca
Afati i fundit: 25 janar 2026
Dërgoni aplikimin në: matko.mioc@nlb-muza.si
Subjekti: Application – Artistic Council
👉 Më shumë detaje: https://www.nlbgroup.com/int-en/media-center/press-releases/2026/press-release-06-01-2026

















































