Njohësit e çështjeve të Sigurisë vlerësojnë se projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri do ta ngrisin shumë këtë forcë. Sipas tyre kalimi i këtyre projektligjeve është dashur të ndodh shumë më herët.
Miratimi i tri ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Komisionin parlamentar për Siguri, nga njohësit e sigurisë në vend po shihen si ligje të mirëseardhura të cilat avancojnë FSK-në në ushtri.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, shprehet për RTV Dukagjinin se këto projektligje të cilat do të dërgohen në Parlament, është dashur shumë më herët që të shtyhen para.
“Projektligjet duhet të përpunohen dhe pas kalimit në kuvend, FSK do të merr kompetenca shtesë, dhe jo vetëm si deri tash që kishte vetëm misione për shpëtim, por FSK të jetë forcë mbrojtëse dhe të shtrihet në gjithë territorin”, tha ai.
Edhe njohësi tjetër, çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se procedimi i këtyre projektligjeve ka rëndësi të madhe, ngase vendi është në proces të integrimeve evropiane. E, për mundësinë që ushtria të jetë obligative ai pati këtë përgjigje.
“Tash është një tendencë e re që ky sistemi i ushtrive profesionale të transformohet gradualisht në sistem të mobilizimit të rregullt me përfshirje gjithë qytetare”, tha Nuredin Ibishi, përcjell Telegrafi.
Njohësi i çështjeve të sigurisë , Avni Islami shprehet se për Kosovën aktualisht, FSK duhet të jetë ushtri profesioniste, e më pas të bëhet edhe obligative.
“Është më e mirë që të jetë një ushtri profesioniste e paguar mirë, e trajnuar mirë nga NATO, por në një të ardhme pse të mos bëhet obligative si rasti i Zvicrës ose shteteve të tjera”, tha Islami.
Ndërkaq edhe të rinjtë, kishin qëndrime të ndryshme nëse do të donin të ishin pjesë e ushtrisë së ardhshme të Kosovës.
Tri ligjet për FSK-në, ajo për Shërbimin në FSK, për Ministrinë e Mbrojtjes si dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, tashmë do t’i dërgohen Kuvendit për miratim./Telegrafi/
https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/305983233467012/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare