LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike: Bashkimi i Mitrovicës është i pamundur (Video)

Njohësit e çështjeve politike: Bashkimi i Mitrovicës është i pamundur (Video)

Ideja e Agim Bahtirit që Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe ajo e Jugut të bashkohen ka ngjallur reagime të shumta. Por, njohësit e zhvillimeve politike thonë se një gjë e tillë aktualisht është e pamundur.

Propozimi i kryetarit  të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, që Mitrovica e Veriut dhe ajo e jugut, të bashkohen në një komunë të vetme, është diçka që nuk mund të arrihet dot, thonë njohësit e çështjeve politike.

Rasim Alija thotë se për bashkimin e dy mitrovicasve, duhet të ndryshohen ligjet në fuqi. Por, sipas tij  aktualisht nuk mund të  ndodhë një gjë e tillë.


“Përpjekja e radhës e Bahtiri për të bashkuar Mitrovicën, mund të konsiderohet e dështuar. Duhet dhënë fund iniciativave të tilla pasi nuk kanë gjasa të realizohen në praktikë. Nuk kanë gjasë sepse iniciativa ku Bahtiri është thirrur në ligjin për kufijtë administrativë. Për ndryshimin e këtij ligji duhen 2/3 e shumicës së kualifikuar”, deklaroi Rasim Alija.

Politologu,  Ramush Tahiri, shprehet  se për t’u bashkuar këto dy komuna duhet të merren pëlqimi edhe nga qytetarët e Mitrovicës veriore.

“Mendoj që deklarata e Agim Bahtirit është populiste dhe në kuadër të një politikantizmi sepse komunat janë krijuar me një qëllim të veçantë. Nëse kërkohet bashkimi duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Duhet të tregohet arsyeja e bashkimit, Nëse bashkimi bëhet për t’u marrë të drejtat serbëve dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut ajo nuk mund të ndodhë. Asgjë pa vullnetin e banorëve të atyre mjediseve nuk mund të ndodh”, tha politologu Ramush Tahiri.

Kërkesën për bashkimin e dy komunave, Batihri e propozoi pasi kryetarët e katër komunave me shumicë serbe,  dhanë dorëheqje nga postet e tyre. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori