Njohësit e çështjeve ekonomike dhe politike thonë se “Autostrada e paqes” është mundësi zhvillimi për Kosovën

Autostrada që do të lidh Prishtinën me Nishin, ka marrë miratimin për financim edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njohësit e çështjeve ekonomike dhe politike thonë se kjo autostrada do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Korporata Ndërkombëtare e Financave të Zhvillimit në SHBA dhe Banka e Eksport-Importit, kanë nënshkruar Letrat e Interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, që lidh Prishtinën me Nishin.
Për këtë çështje, Visar Xhambazi nga D4D thotë se po vërehen efektet e para të marrëveshjes së Uashingtonit.
“Pala negociuese e marrëveshjes që në këtë rast është SHBA po e marrin seriozisht normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimin rajonal”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D), përcjell Telegrafi.
Ndresa nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se kjo autostrada do të sjell zhvillim ekonomik për vendin, pasi i mundëson Kosovës lidhje edhe me korridore të tjera.
“Autostrada do të sjellë investime dhe lidhje të rëndësishme të Kosovës me korridoret ndërkombëtare. Normalisht se ajo do të jetë edhe sinjal për investime tjera ndërkombëtare sidomos amerikane”, deklaroi Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Panxha, tha se kjo autostradë nuk garanton zgjidhjen e problemeve, që prodhuesit vendor kanë për eksportimin e produkteve në Evropë.
“Ndërtimi i kësaj rruge i ndihmon ekonomisë shumë, por problemet me Serbinë kanë qenë në aspektin e pranimit të dokumenteve apo certifikatave që lëshon Republika e Kosovës”, deklaroi Astrit Panxha.
Autostrada që parashihet të ndërtohet, ishte pjesë e zotimeve që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Uashington. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pushime luksoze dhe të përshtatshme e me çmime të lira, i gjeni vetëm në Eurokoha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?