Gjermania ka fuqi shumë më të madhe ekonomike sesa Kosova, ndërsa kjo e fundit duhet t’i ndjekë politikat gjermane për zhvillim të qëndrueshëm, vlerëson njohësi i ekonomisë që vepron në Gjermani, Liridon Alidemaj.
Kjo sipas tij, është edhe arsyeja që krahasimet mes dy vendeve për zhvillimin ekonomik nuk janë reale.
“Ne nuk mundemi me u shty me shtetet të fuqishme si Gjermani, Zvicër e shumë të tjera sepse së pari, dallon numri i banorëve, i hapësirave, ata prodhojnë shumë më shumë, kurse ne jemi një popull që ende jemi në fazën e zhvillimit, tranzicionit, ende kemi shumë punë për të bërë kështu që krahasime nuk besoj që ka hapësirë çka me krahasua…
Me të gjitha ekonomitë e Ballkanit nuk mundemi me u shty me ekonomitë e forta, mirëpo mirë është të i marrim modelet, praktikat e tyre dhe të kuptojmë se cila është ajo formula e suksesit për te ecur përpara, tash partitë politike kanë premtuar gjatë fushatës, mirëpo shumë është me rëndësi rritja e mirëqenies së qytetarëve”, deklaron Alidemaj.
Ditë më parë, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur diskutime, duke thënë se gjithnjë e më shumë bashkatdhetarë mërgimtarë po kthehen në Kosovë për shkak të krizës ekonomike në vendet perëndimore, veçanërisht në Gjermani.
Megjithatë njohësi i ekonomisë, Liridon Alidemaj, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani vlerëson se Gjermania nuk mund të krahasohet me Kosovën sa i përket ekonomisë.
Alidemaj gjithashtu theksoi rëndësinë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve në Kosovë, duke kujtuar se partitë politike kanë bërë premtime të shumta gjatë fushatave, por tash është koha për të fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ne nuk mundemi me u shty me shtetet të fuqishme si Gjermani, Zvicër e shumë të tjera sepse së pari, dallon numri i banorëve, i hapësirave, ata prodhojnë shumë më shumë, kurse ne jemi një popull që ende jemi në fazën e zhvillimit, tranzicionit, ende kemi shumë punë për të bërë kështu që krahasime nuk besoj që ka hapësirë çka me krahasua…
Me të gjitha ekonomitë e Ballkanit nuk mundemi me u shty me ekonomitë e forta, mirëpo mirë është të i marrim modelet, praktikat e tyre dhe të kuptojmë se cila është ajo formula e suksesit për te ecur përpara, tash partitë politike kanë premtuar gjatë fushatës, mirëpo shumë është me rëndësi rritja e mirëqenies së qytetarëve”, ka deklaruar Alidemaj.
Sipas raporteve të fundit të Bankës Botërore, Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për kokë banori, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
Sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind.
Sipas publikimeve nga Banka Botërore, Kosova mbetet prapa fqinjëve të saj me Bruto Produktin Vendor për kokë banori që arrin vetëm 5.889 euro. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa